Ambasadorja e Izraelit, Tammy Ziv, ka uruar Kosovën dhe Izraelin me rastin e pesëvjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Përmes një postimi në rrjetin social X, Ziv ka theksuar rëndësinë e këtij përvjetori dhe ka shprehur dëshirën për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit mes dy shteteve.
“Urime Izraelit dhe Kosovës për festimin e 5 viteve të marrëdhënieve diplomatike. Uroj që ato të vazhdojnë të zhvillohen dhe të lulëzojnë”, ka shkruar ambasadorja Ziv.
Kosova dhe Izraeli vendosën marrëdhënie diplomatike më 1 shkurt 2021. 




