Një person është lënduar pas të shtënave me armë zjarri në rrugën “Ilaz Kodra” në Mitrovicën e Jugut.
Viktima mashkull i plagosur është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë për këtë rajon, Avni Zahiti .
“Si rezultat i veprimeve të shpejta operative dhe hetimore, Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë një person të dyshuar, i cili dyshohet se ka plagosur viktimën. Në cilësinë e provës materiale, nga i dyshuari është konfiskuar një armë zjarri”, theksoi Zahiti.
Hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e rastit, janë duke vazhduar procedurat e mëtejme hetimore.




