Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, i vranët, intervale me diell dhe me reshje shiu.
Do të fryjë erë nga juglindja dhe verilindja me shpejtësi 1-7m/s.
“Moti i vranët dhe vende- vende me riga te dobeta shiu dhe fjolla bore. Në mëngjes parashihet të ketë ngrica dhe mjegull. Temperaturat minimale: -5 deri -2°C, Temperaturat maksimale: -1 deri 2°C, era: kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s”, njofton IHMK.




