Gjykata Speciale ka njoftuar se deklaratat përmbyllëse në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, do të fillojnë më 9 shkurt.
‘Dhomat e Specializuara të Kosovës’ ka publikuar një video përmbledhëse të procesit të gjykimit në Hagë të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku shpjegohet rrjedha e zhvillimeve që nga konfirmimi i aktakuzës deri te paraqitja e dëshmitarëve.
Nga Gjykata është bërë e ditur se deklaratat përmbyllëse nga mbrojtja do të nisin më 9 shkurt, pas së cilës gjyqtarët do të fillojnë vlerësimet e tyre konfidenciale.
“Fjalët përfundimtare në gjyqin Thaçi etj. do të fillojnë më 9 shkurt,” thuhet në njoftim.
Gjykata thekson se gjatë këtij procesi do të vlerësohet besueshmëria dhe pesha e secilit dëshmitar, si dhe çdo provë e paraqitur gjatë gjykimit.
“Prokuroria dhe Mbrojtja do të japin përmbledhjet e argumenteve të tyre. Mbrojtësi i viktimave do të flas për pasojat e krimeve të pretenduara tek viktimat. Pas kësaj, trupi gjykues do të fillojë kuvendimet konfidenciale. Gjykatësi do të vlerësojë me kujdes besueshmërinë e dëshmitarëve, mbështetshmërinë dhe peshën e dëshmive të dëshmitarëve dhe të secilës provë”, thuhet në njoftim.




