Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar ngjarjet e rënda të natës mes 3 dhe 4 shkurtit 2000 në veri të Mitrovicës, duke rikujtuar vrasjen e 10 shqiptarëve, plagosjen e qindra të tjerëve dhe dëbimin e rreth 12 mijë banorëve nga pjesa veriore e qytetit.
“Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë dhe plagosën qindra të tjerë, ndërsa dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesës veriore”.
“Shqipe e Nezir Voca, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Nerimane Xhaka, Remzije Canhasi, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Muharrem Sokoli dhe Nderim Ajeti, ishin viktimat e para të strukturave paralele serbe në Mitrovicë. Ata u ekzekutuan para syve të forcave ndërkombëtare të sigurisë. Lavdi të rënëve të 3 dhe 4 shkurtit 2000”, ka shkruar Haradinaj.




