Në postimin e saj në Facebook, Osmani e përshkruan Parmelin si një mik i madh i popullit të Kosovës.

“Takimet në Samitin Botëror të Qeverisjes i vazhduam me Presidentin e Zvicrës, Guy Parmelin, një mik i madh i popullit të Kosovës. Pas Davosit, vazhduam diskutimin për hapa konkret drejt thellimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve tona, me mërgatën tonë si urë kyçe e këtij partneriteti”, shkruan presidentja Osmani. 

Ajo thekson se Kosova mbetet thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Zvicrës ndër vite.