Kryetari i Komunës së Fushë Kosovës, Valon Prebreza, ka njoftuar se sot janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Drejtorinë e Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës.
Sipas Prebrezës, dosjet lidhen me dyshime për dëmtim të interesit publik dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja komunale.
“Janë dorëzuar mbi 60 dosje për hetim në Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës për dëmtimin e interesit publik dhe dyshimin e keqpërdorimit të detyrës zyrtare nga ish-qeverisja”, ka deklaruar ai në Facebook derisa ka publikuar edhe nje video.
“Gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe të ligjshmërisë”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Fushë Kosovës.



