Zyra e prokurorit të Parisit bastisi zyrat e platformës sociale X të Elon Musk në Francë, siç u njoftua në një deklaratë.
Njësia e krimit kibernetik e zyrës së prokurorit po udhëheq hetimin, shpjegoi shërbimi në një postim në X.
Europoli dhe njësia e krimit kibernetik e policisë franceze janë gjithashtu të përfshira në hetime .
Hetimi që u hap në janar 2025 u zgjerua për të përfshirë krijimin e përmbajtjes seksuale nga chatboti Grok.
Prokuroria sqaron se nisi hetimin pas një ankese nga një anëtar i parlamentit, i cili pretendon se algoritmet e paragjykuara dhe keqdashëse mund të kenë shtrembëruar funksionimin e një sistemi të automatizuar të përpunimit të të dhënave.
Burimi: Reuters




