Një rast i dhunës në familje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Ferizaj, ku si pasojë e një përleshjeje mes pesë personash, tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Sipas Policisë, rasti është raportuar më 02.02.2026 rreth orës 21:30, pasi një i dyshuar mashkull kosovar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një viktimë femër kosovare. Pas incidentit, situata ka eskaluar në përleshje mes disa personave.
Si pasojë e dhunës, tre nga viktimat kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe janë trajtuar nga ekipi mjekësor.
“Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar të dyshuarin kryesor, nga i cili është konfiskuar një armë zjarri pistoletë me 18 copë fishekë:, thuhet në raportin policot.
Pas intervistimit dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet nën veprat penale “Dhuna në familje”, “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Armëmbajtje pa leje”.




