Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, mirëpo fillimisht nuk janë gjetur dëshmi që do ta konfirmonin incidentin. Pas veprimeve të mëtejme hetimore, rreth orës 21:40, është hasur një veturë e braktisur, e vetë-aksidentuar, në të cilën janë vërejtur vrima që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit.

Lidhur me rastin, është arrestuar një dëshmitare, shtetase kosovare, e cila ka deklaruar se i dashuri i saj, i dyshuari mashkull kosovar, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të disa shtëpive të panjohura dhe se aksidentalisht ka plagosur edhe veten, njofton policia.

Gjatë kohës që njësitë policore ishin në kërkim të të dyshuarit, ai është vërejtur mbi kulmin e shtëpisë së tij, ku kërcënonte se do të kryente vetëvrasje. Me ndërhyrjen e menjëhershme të eprorit policor dhe pas negociatave, i dyshuari është bindur të zbresë nga kulmi dhe është arrestuar pa incidente.

Me vendim të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa arma e zjarrit e tipit AK-47, që dyshohet se është përdorur në rast, është konfiskuar. Po ashtu, në konsultim me prokurorin, edhe dëshmitarja është dërguar në mbajtje, nën dyshimin për deklarim të rremë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar, njofton policia në raportin 24 orësh.