Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, kryesisht në pjesën e parë të ditës, ndërsa nuk do të mungojnë intervale me kthjellime.
Reshjet parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formë shtrëngatash afatshkurtra në pjesën më të madhe të vendit nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit.
Gjatë ditës reshjet e shiut pritet të vijojnë me intensitet të ulët, të herëpashershme në të gjithë vendit por me ndërprerje.
Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet kryesisht të ulët.
Era do të fryjë me drejtim kryesor verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 4m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare era pritet të fitojë shpejtësi 9m/s, me valëzimin në det të forcës 1-2ballë./ATSH
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat | Siglat |
Shkodër | 8/12 | Re shi |
Kukës | 8/11 | Re shi/borë |
Lezhë | 9/12 | Re shi |
Dibër | 6/9 | Re shi/borë |
Durrës | 9/16 | Re shi |
Tiranë | 9/17 | Re shi |
Elbasan | 7/15 | Re shi |
Berat | 8/17 | Re shi diell |
Vlorë | 10/17 | Re shi diell |
Korçë | 5/9 | Re shi diell |
Gjirokastër | 8/16 | Re shi diell |
Sarandë | 10/17 | Re shi diell |



