Sipas raportit, në këtë periudhë është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa janë shënuar 43 aksidente me të lënduar.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave në komunikacion, ku brenda një dite ka shqiptuar gjithsej 2148 gjoba trafiku.

Në 24 orët e fundit policia ka arrestuar 38 persona, prej të cilëve 14 i ka dërguar në mbajtje, 1 në ndalim policor dhe 1 në vuajtje të dënimit.