By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kuvendarët që po vendosin vija, po i shndërrojnë njerëzit në skllevër të zakonshëm
June 29, 2025
The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë
June 29, 2025
Azerbajxhani anulon ngjarjet që lidhen me Rusinë
June 29, 2025
Festa ekstravagante e 50 milionë dollarëve mbaroi: Jeff Bezos dhe Lauren Sanchez u larguan nga hoteli në Venecia
June 29, 2025
Zelensky i jep titullin Hero të Ukrainës pilotit të rënë në F-16
June 29, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Mungesa e simboleve në Samitin e Shkupit në këndvështrime të ndryshme
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Mungesa e simboleve në Samitin e Shkupit në këndvështrime të ndryshme
Lajme

Mungesa e simboleve në Samitin e Shkupit në këndvështrime të ndryshme

Kosova Times
Last updated: 2024/01/23 at 11:18 PM
Kosova Times Published January 23, 2024
Share
SHARE

Samiti i Shkupit i liderëve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor me pjesëmarrjen e zëvendësndihmës Sekretarin Amerikan për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien ishte temë debati në “RTK Prime”, me politologët Melazim Koci dhe Dorajet Imeri.

Për politologun Melazim Koci karakteristikë kryesore e këtij samitit ishte mungesa e prezencës së simboleve shtetërore dhe sipas tij ishte evidente që kjo ishte kërkesë e Serbisë.

“Shkaku ishte që të mos ketë simbole të Kosovës dhe për fat të keq, për habi organizatorët e kishin miratuar atë kërkesë. Por nuk ishte vetëm kjo befasi e pakëndshme në atë takim. Mendoj se vet fakti që BE aty u prezantua me kryetarin e Komisionit për fqinjësi të mirë ishte rang shumë i ultë dhe po të mos ishte edhe O’Brien, faktikisht nuk e di edhe pse do të takoheshin”, ka theksuar Koci.

Çështja e dytë që i ka bërë përshtypje Kocit ishte fakti se paralelisht u miratua nga tri shtete: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut protokolli për qarkullimin e forcës punëtore.

“Së paku sipas palës serbe, ata ringjallën atë që thuhej që ka vdekur. Kjo ishte befasi e pakëndshme sepse nuk e nënshkruan Bosnja, që ishte e pritur, por madje as qeveria proserbe e Malit të Zi dhe ky ishte një paradoks që habiti shumëkënd dhe nuk ishte shenjë e mirë. Vuçiq e bëri shumë të madhe këtë, sepse pas deklaratës së Ramës në korrik së Ballkani i Hapur ka vdekur, ai doli e tha se Ballkani i Hapur është i gjallë”, ka shtuar ai.

Sipas Kocit nënshkrimi i këtij protokolli nuk është shenjë e mirë për një fakt të thjeshtë, sepse “prapë kemi ndarje, jo vetëm në raportin Tiranë-Prishtinë, ku tri shtete e nënshkruan atë e tri shtete jo, e ndërkohë takimi ishte ftuar për bashkëpunim rajonal”.

“Nuk e kuptoj çfarë interesi ka Shqipëria ta nënshkruajë atë protokoll, sepse paga mesatare ndërmjet Shqipërisë dhe Serbisë është maksimalisht 20 përqind më e lartë dhe nuk shoh interes që dikush nga Shqipëria apo Maqedonia e Veriut të shkonte të punonte atje apo anasjelltas. Kjo më duket e paqëlluar dhe një shenjë jo e mirë dhe një përpjekje për ta rikthyer Ballkanin e Hapur, një temë që ka shkaktuar shumë polarizime në Ballkan dhe sidomos për raportet Prishtinë-Tiranë”, ka nënvizuar Koci.

Në anën tjetër, Dorajet Imeri, ka pasur një këndvështrim krejt tjetër lidhur me mungesën e simboleve në Samitin e Shkupit.

“Aty nuk ka munguar vetëm flamuri i Kosovës, por edhe i shteteve tjera pjesëmarrëse dhe kjo është fitore. Pra Ballkani do të humbë identitet nëse nuk janë të gjithë të barabartë. Është e kuptueshme që Kosova t’i ketë simbolet, por këtu për t’u zhvilluar ky samit duhet të jenë të gjithë të barabartë, prandaj unë dua ta shoh këtë nga një prizëm pozitiv”, ka theksuar Imeri.

Ai tutje ka thënë se është plotësisht e kuptueshme që i pranishëm të ishte flamuri i Kosovës, por praktikisht palët ishin të barabarta sepse Serbia ka hequr dorë nga identiteti i saj, e po ashtu edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

“Ky ishte edhe një mesazh për ta: nuk mund të kenë më shumë se Kosova në asnjë samit rajonal. Takimi më shumë ishte për të ruajtur vazhdimësinë dhe energjinë e ShBA-së dhe BE-së se Ballkani është në fokusin e tyre. Simbolika e këtyre 6 miliardë eurove si ndihmë për katër vitet e ardhshme është se ne kemi projekte të veçanta për ju”, ka shtuar Imeri.

You Might Also Like

The Telegraph: Kryeministri shqiptar zotohet se do të marrë mbrapsht çdo kriminel nëse Farage ka të drejtë

Haxhiu kritikon prokurorinë: Nuk kërkoi paraburgim për Valon Sylën

Kurti: Investimi në KEK rritë sigurinë dhe ulë importin e energjisë

Pas përleshjes në veri një person ndalohet për 48 orë

Nesër nis gjyqi i Berishës, ish-kryeministri në bankën e akuzës

Kosova Times January 23, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Parandalohet një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro

Kosova Times Kosova Times May 21, 2024
Dorëhiqet kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar
Oda e Avokatëve i reagon Haxhiut e cila i kritikoi për mosbashkëpunim
Rusia e arreston një shtetas gjerman, e akuzon për sabotim
Kurti zhvillon takim me Kryeministrin e Grenadës, për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?