By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Sveçla pas ndalimit të Popoviqit: Nuk tolerojmë fyerje ndaj UÇK-së
July 18, 2025
Pierce: Marrëveshja e Ohrit përmban ide të mira, duhet zbatohet
July 18, 2025
Hoxha dhe Kelmendi diskutojnë për forcimin e bashkëpunimit në Mitrovicë
July 18, 2025
Policia e Kosovës ndalon Igor Popoviqin për deklarata fyese kundër UÇK-së
July 18, 2025
Komisioni Europian synon të rrisë taksat, a do të pasojë “shpërthimi” i çmimeve të cigareve?
July 18, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Me politikan të rinj në përballje me sfidat e kohës!
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Opinion > Me politikan të rinj në përballje me sfidat e kohës!
Opinion

Me politikan të rinj në përballje me sfidat e kohës!

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 9:58 AM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Florim ZEQA 

Politikanët që nuk e duan shtetin sikurse shtëpinë e tyre, që nuk i trajtojnë qytetarët sikurse familjarët e tyre shndërrohen në pushtetarë dhe uzurpatorë të mjerë, në sundues dhe grabitqarë të pronave dhe pasurive shtetërore.

Keq-qeverisja gjysmëshekullore

Të tillë janë bërë politikanët kosovarë pa ndonjë dallim të madh, pushtetarë dhe opozitarë, të cilët për 25 vjet rresht rropën e ç’rropën të gjithë pasuritë shtetërore, shfrytëzuan mundin e qytetarëve dhe djersën e mërgimtarëve që është e barabartë me pika gjaku për lirinë e Kosovës.

As regjimet më antipopullore të pushtuesve shekullorë nuk e kanë qeverisur më keq Kosovën sesa pushtetarët e pasluftës. Politikanët e Kosovës, pozitë dhe opozitë, si në nivelin qendror po ashtu edhe në atë lokal, të zhytur në luksin përrallor, të dehur nga pushteti dhe lakmia për t’u pasuruar skajshmërish dhe kriminalisht, nuk dëshirojnë të bien e as të ndahen nga karrigia e ëmbël e pushtetit.

Politikanët multimilionerë dëshirojnë të qeverisin e të sundojnë popullatën e varfër si mbretër e autokratë, që nuk ua lëshojnë vendin të tjerëve, por duan të qeverisin (sundojnë) në pafundësi. Figurat e politikës kosovare janë bërë tepër monotone, irrituese dhe të gërditshme për qytetarët.

Përfitimi i inkriminuar material është arsyeja që shumë figura politike duan të qëndrojnë në politikë derisa të jenë gjallë, ose deri në burgun që i pret për të bëmat e tyre kriminale e korruptive në Kosovën e çliruar nga uzurpatorët.

Në Kosovën e sotme ka arsye për të protestuar për shumë gjëra, por para së gjithash duhet protestuar në mënyrë të fuqishme për largimin komplet të kësaj klase politike, pushtet dhe opozitë së bashku. Pra, protesta për largimin e mashtruesve, uzurpatorëve të lirisë, hajdutëve e kriminelëve të të gjitha llojeve e ngjyrave.

Zgjedhjet pa alternativë të re nuk janë zgjidhje

Përkundër kërkesës së opozitës aktuale, për zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet pa alternativë të re politike nuk janë zgjidhje. Opozita e përçarë, e ç’akorduar dhe e ndarë, e cila është përgjegjëse për të bëmat e saj, për rrënimin e gjithçkaje dhe çdo vlere në Kosovën e pasluftës, pushtetarët aktualë, me mosmbajtjen e asnjë premtimi elektoral janë kthyer në mashtruesit më të mëdhenj të pasluftës në Kosovë!

Për këtë arsye as pushtetarët dhe as opozitarët nuk paraqesin alternativë për të ardhmen e vendit, përkundrazi, janë kthyer në rrënues të çdo shprese të qytetarëve për jetë në këtë vend.

Ndryshimet kozmetike brenda partive të tej konsumuara politike nuk paraqesin asnjë lloj ndryshimi, përkundrazi janë të mbështjella me hipokrizi dhe mashtrime të radhës!

Sikurse pushteti, ashtu edhe opozita e tanishme, që për një çerek-shekulli e përmbysen çdo gjë në këtë vend, po mundohen sërish të mashtrojnë qytetarët me paketime të reja kozmetike, kinse janë reformuar!

Sikur ta kishim një shtet i mirëfilltë ligjor, do të kërkonte reformimin e thellë të partive politike ose largimin e tyre nga skena politike, për t’i larguar të inkriminuarit brenda partive politike.

Sikur të kishim shtet ligjor dhe demokratik, disa partive politike do duhej ndaluar përgjithmonë aktivitetin politik për shkak të aktiviteteve kriminale dhe vandaliste ndaj institucioneve të shtetërore.

Kamuflimi i proceseve zgjedhore partiake

Aklamacionet janë kancer i demokracisë dhe fillim i tiranisë. Improvizimi i kuvendeve zgjedhore pa kundërkandidat dhe pa votim të fshehtë brenda partive aktuale politike, e tregon nivelin e tyre antidemokratik.

Zgjedhjet pa votim të fshehtë me “reformat” si slogan politik e kanë vrarë demokracinë e brendshme partiake, e kanë pamundësuar shprehjen e lirë dhe dëgjimin e zërave kritik, duke e instaluar dhunën, kërcënimin dhe shantazhin politik për ngufatjen e zërave reformator brenda partive tona politike.

Në këto situata “reformat” konsiderohet mashtrim për elektoratin dhe ushqim për krerët e partive politike të rrethuar nga grupet e interesit dhe sekserët e devotshëm, përmes të cilëve e bëjnë shpëlarjen e parave të pista dhe dominimin në skenën politike.

Nga këto parti politike Kosova nuk mund të presë asgjë dhe asnjë të mirë, përveç vazhdimit të keq-qeverisjes, nepotizmit dhe kriminalizimit të thellë të skenës politike nga bandat partiake!

Reformat e inskenuara nuk i lejojnë partitë politike të hedhin hapa para, për shkak të pengimit dhe dhunimit të proceseve demokratike, të dhunimit të fjalës së lirë dhe mospranimit të mendimit ndryshe si vlerë e demokracisë.

Vazhdimi me këtë klasë politike në pushtet dhe opozitë, do të thotë vendnumërim dhe kthim prapa i Kosovës, do të thotë humbje e hapit në ecje me kohën moderne dhe zhvillimet e përgjithshme ndërkombëtare.

You Might Also Like

Deputetë, sa mirë do të ishte t’ju shihnim në pozicionin 69!

Dinamika e Sigurisë dhe Sfidat në Ballkanin Perëndimor

Kur ndryshon shekulli, Zoti mdërhyn në Histori – një reflektim për lirinë dhe sovranitetin shqiptar

Në pritje të 120 deputetëve në zarf!

Zgjedhjet janë hapi i fundit ligjor për tejkalimin e krizës parlamentare në Kosovë

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kompanitë e autobusëve paralajmërojnë radikalizim të grevës

Kosova Times Kosova Times March 16, 2025
Ish-ministri rus Mikhail Abyzov dënohet me 12 vjet burg
Shqipëria, e para në botë për kërkesat e larta për azil në BE dhe Mbretërinë e Bashkuar
S’humbi Maroko, por, fitoj industria globale e futbollit
Parashikimi i motit në Shqipëri: Temperatura deri në 26 gradë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?