By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Presidentja Osmani viziton trenjakët e lindur në fillim të vitit të ri
January 9, 2026
Vikend me reshje shiu dhe bore në Kosovë, temperaturat mbeten nën zero
January 9, 2026
IKSHP: Në disa zona uji ende nuk është i pijshëm
January 9, 2026
Arrestohet një person në Ferizaj për sulm ndaj zyrtarëve policorë
January 9, 2026
Arrestohen dy persona në Mitrovicë për drogë, armë dhe para të gatshme
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Luftime të ashpra në qytetin e dytë më të madh në Gazë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Luftime të ashpra në qytetin e dytë më të madh në Gazë
Rajon / Botë

Luftime të ashpra në qytetin e dytë më të madh në Gazë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 3:49 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Forcat izraelite kanë zhvilluar beteja me luftëtarët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – afër spitalit kryesor në qytetin e dytë më të madh në Gazë. Mjekët thanë se qindra pacientë dhe mijëra të zhvendosur janë bllokuar si pasojë e luftimeve më 24 janar.

Izraeli ka urdhëruar banorët që të largohen nga qendra e Han Junisit, ku gjendet edhe spitali Nasser dhe dy ndërtesa më të vogla shëndetësore, përderisa Izraeli po shtyn përpara ofensivën tremujore kundër Hamasit.

Zyra humanitare e Kombeve të Bashkuara tha se kjo zonë, ku po zhvillohen luftimet, është shtëpi e 88.000 palestinezëve dhe aty gjenden edhe 425.000 persona të tjerë të zhvendosur nga luftimet gjetkë në Gazë.

Por, Mjekët pa Kufij, thanë se largimi i banorëve më nuk është opsion. Ky grup i ndihmës tha se stafi i tij është bllokuar brenda spitalit Nasser së bashku me afër 850 pacientë dhe mijëra të zhvendosur sepse rrugët përreth janë të paqasshme, apo shumë të rrezikshme. Ky spital është një prej dy spitaleve në jug të Gazës që ende po trajtojnë pacientët në gjendje të rëndë shëndetësore, thanë Mjekët pa Kufij. Ministria e Shëndetësisë në Gazë po ashtu tha se ndërtesa e spitalit është izoluar.

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, është zotuar se do të vazhdojë ofensivën deri në “fitoren e plotë” ndaj Hamasit, grupit që nisi luftën pas sulmeve të kryera më 7 tetor në jug të Izraelit, kur vrau 1.200 persona dhe rrëmbeu afër 250 të tjerë.

Ushtria izraelite tha se forcat e saj po luftojnë me radikalët palestinezë brenda qytetit pasi një ditë më parë e rrethuan atë. Ushtria tha se sulmet ajrore janë pjesë e operacioneve dhe po ashtu o shënjestrojnë luftëtarët e dyshuar në Gazën qendrore dhe veriore.

Mijëra persona janë larguar në jug nga Han Junisi të martën dhe janë nisur drejt qytetit Rafah. OKB-ja tha se afër 1.5 milion persona – rreth dy e treta e popullsisë së Gazës – tani gjenden në strehimore dhe në kampe me tenda në dhe përreth Rafahut, qytet që gjendet në kufi me Egjiptin.

Që kur ka nisur lufta, sipas agjencisë së OKB-së për refugjatët palestinezë, afër 1.7 milion persona janë zhvendosur brenda Gazës. shumica prej tyre janë larguar nga veriu, zonë që ka pësuar dëme të mëdha nga ofensiva ajrore dhe tokësore e Izraelit.

Të paktën 210 palestinezë janë vrarë gjatë 24 orëve të fundit, duke bërë që numri i përgjithshëm i të vrarëve të arrijë në 25.700, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi. Kjo ministri nuk bën dallimin midis civilëve dhe luftëtarëve të vrarë, por ka thënë se shumica e viktimave ishin gra dhe fëmijë.

You Might Also Like

VIDEO Amerika bastis tankerin e ri, publikohen pamjet

VIDEO Arrestime në të gjithë Spanjën: Shkatërrohet klani famëkeq nigerian “Sëpata e Zezë”

Pronari i një bari arrestohet pasi vdiqën 40 të rinj. Gruaja e tij qau

Shikoni çfarë gjetën ukrainasit në vendin e rrëzimit të Oreshnikut

“Aeroplani i Ditës së Gjykimit” është kapur mbi Los Angeles

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Çfarë kanë nxjerrë mediat ruse nga fjalimi i Vuçiqit?

Kosova Times Kosova Times September 14, 2024
Reagojnë 62 organizata, bllokadën në Kuvend e quajnë të papranueshme
Dyshohet se një person ka vdekur pas kontaktit me rrymën, nisin hetimet
Katër edukatorë amerikanë theren me thikë në Kinë
KQZ-ja vendos se si do të ndahen 4.2 milionë euro për partitë parlamentare
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?