By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pulë dhe kërpudha në një salcë të mirë vere
November 20, 2025
Pulë e ëmbël dhe pikante që do t’ju bëjë për vete me shikim të parë
November 20, 2025
Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat
November 20, 2025
Gazeta gjermane shqyrton nëse gjuetarët e pasur nga Sarajeva kanë ekzistuar vërtet
November 20, 2025
Europoli “zbuloi” një rrjet të madh trafikimi antikitetesh – Hetime edhe në Shqiperi
November 20, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dvorak: Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dvorak: Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik
Lajme

Dvorak: Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik

Kosova Times
Last updated: 2024/01/24 at 5:29 PM
Kosova Times Published January 24, 2024
Share
SHARE

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Ministrin për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak.

Në fillim të takimit, kryeministri Kurti i uroi mirëseardhje përsëri në Kosovë ministrit Dvorak pas më shumë se dy dekadave. Ai e falënderoi për punën dhe angazhimin e tij të madh në një periudhë të vështirë për vendin tonë. Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.

Gjithashtu, kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij për Republikën e Çekisë për të gjithë mbështetjen që i ka dhënë dhe vazhdon t’i jep Kosovës, përfshirë këtu kontributin e Çekisë në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë përmes misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR) dhe misionit të Bashkimit Evropian për sundim të ligjit (EULEX), përkrahjen përmes votës në proceset e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe tash së fundmi rolin e saj në procesin e suksesshëm të liberalizimit të vizave.

Ai e njoftoi ministri çek Dvorak me zhvillimet e fundit, progresin demokratik të evidentuar edhe sipas raporteve ndërkombëtare, rritjen e shënuar në indikatorët ekonomikë, arritjet dhe politikat kryesore të qeverisë, dhe e fushat me prioritet të këtij vitit e të cilat reflektohen edhe në ndarjet buxhetore për 2024.

Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak u shpreh i lumtur për vizitën dhe mikpritjen, sa edhe për ndryshimet dhe zhvillimin në vend nga koha kur shërbente në Kosovë. Ai tha se Çekia është mbështetëse dhe mike e afërt e Kosovës dhe e integrimit të saj euro-atlantik.

Së bashku diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shtete, me theks tek mundësitë e avancimit të tyre.

Martin Dvorak kishte shërbyer si administrator i Komunës së Istogut dhe Gjakovës ndërmjet vitit 1999-2002.

Kryeministri në këtë takim ishte i shoqëruar nga ambasadorja e Kosovës në Çeki, Albesjana Iberhysaj, Kryetarja e Grupit të Miqësisë me Republikën e Çekisë, Arjeta Rexhepi dhe zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku.

Pas takimit me kryeministrin Kurti, ministri çek Dvorak po ashtu u mirëprit dhe nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi me të cilin zhvilluan një konferencë të përbashkët për media. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Presidentja Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të SHBA-së, Anu Prattipat

Mbyllen 12 qendra masazhi dhe disa lokale me muzikë nate

SPERTK: Punëtorët e RTK-së nga e hëna fillojnë grevën e përgjithshme

Kosova dhe Turqia synojnë forcimin e trajnimeve dhe industrisë së mbrojtjes

Kurti për 28 dhjetorin: Dita e zgjedhjeve është festë e demokracisë

Kosova Times January 24, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 2Rajon / Botë

Zelensky e Cameron diskutojnë për mbështetjen e mëtejme britanike për Ukrainën

Kosova Times Kosova Times November 16, 2023
Ajax – Aston Villa, çdo gjë vendoset në ndeshjen e dytë
Osmani uron Turqinë për 100-vjetorin e Republikës
Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive në fletëvotime më 12 tetor
Irani propozon dënime më të ashpra kundër atyre që publikojnë “lajme të rreme”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?