By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pragu zgjedhor 5% sfidë për subjektet politike në zgjedhjet e 28 dhjetorit
December 16, 2025
Bislimi: Komisioni Evropian ka vendosur për heqjen e shumicës së masave
December 16, 2025
Hamza: Muret në Hagë nuk mund ta burgosin të vërtetën
December 16, 2025
Osmani udhëton në Bruksel, merr pjesë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor
December 16, 2025
UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “ Vangjush Gambeta”
December 16, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Pendarovski: Maqedonia e mbështet Kosovën në aspiratat euroatlantike
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Pendarovski: Maqedonia e mbështet Kosovën në aspiratat euroatlantike
Rajon / Botë

Pendarovski: Maqedonia e mbështet Kosovën në aspiratat euroatlantike

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 5:36 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka theksuar se e mbështet Kosovën në aspiratat euroatlantike. Ai theksuar është i gatshëm t’i shkëmbejë përvojat në raport me proceset reformuese dhe integruese.

Pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, Pendarovski ka shkruar në rrjetin social X se mbështetja është në qasjen aktive në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistuese.

“Takim me presidenten Vjosa Osmani në Prishtinë. Mbështetje e aspirimeve euroatlantike të Kosovës, si qasje aktive e Kosovës në iniciativat dhe forumet rajonale ekzistues. Jemi të gatshëm me Kosovën t’i shkëmbejmë përvojat tona në raport me proceset reformuese dhe integrimin tonë euroatlantik”, ka shkruar ai.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në vizitë pune presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Në takim me homologun e saj, presidentja Osmani rikonfirmoi përkushtimin për vazhdimin e marrëdhënieve të shkëlqyeshme me Maqedoninë e Veriut.

“Shqiptarët në Maqedonisë së Veriut, sipas presidentes Osmani janë urë lidhëse ndërmjet të dy shteteve dhe shtyllë e stabilitetit, por edhe e procesit të integrimit evropian të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në komunikatë.

Kurse, presidentja Osmani ka falënderuar presidentin Pendarovski për përkushtimin e tij personal për raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas Osmanit, të dy shtetet kanë vizion të përbashkët për një Ballkan Perëndimor stabil dhe të integruar në BE.

“Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe bashkëpunimin nga Maqedonia e Veriut, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të përbashkëta për stabilitetin rajonal. Presidentja Osmani tha se me mbështetjen e shteteve mike sikurse Maqedonia e Veriut, Kosova mund të avancojë në rrugën e integrimit evropian. Në këtë kontekst, Presidentja Osmani tha se anëtarësimi në Këshillin e Evropës është në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim”, theksohet në komunikatë të Presidencës.

Sipas saj, Kosova ka dëshmuar angazhim serioz në procesin e reformave rrënjësore, ndaj  meriton ta marrë statusin e vendit kandidat në BE.

Presidentja Osmani ka theksuar se Maqedonia e Veriut nuk është vetëm fqinje e Kosovës, por edhe partnere në shumë procese.

“Procesi i integrimit evropian është prioritet që na bashkon dhe në këtë rrugë ne do të vazhdojmë ta ndihmojmë njëra-tjetrën”, ka theksuar Presidentja.

“Në këtë kontekst, sipas presidentes Osmani, përfshirja e Kosovës në PfP, e më pas në NATO ka një rëndësi strategjike dhe gjithashtu është garanci për stabilitet jo vetëm të Kosovës, por edhe të rajonit. Të dy liderët pohuan se ekziston potenciali për thellimin e bashkëpunimit në fushën e shkëmbimit tregtar, kulturor, të shëndetësisë, arsimit, bujqësisë, turizmit, teknologjisë informative dhe fusha të tjera të interesit të përbashkët”, theksohet në komunikatë.

You Might Also Like

Dhëndri i Trump heq dorë nga ndërtimi i një hoteli në Beograd?

Ballkani Perëndimor, ende në pikë kritike

Burri (36) vret gruan (30) në Gjermani, plagoset edhe vetë

Miliarderët kinezë përdorin nënat zëvendësuese amerikane për të krijuar ‘mega-familje’

Anëtarët e Rusisë së Bashkuar u kapën duke u marrë me turizëm lindjeje në Kili

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Kievi arreston trajnerin e huaj të shndërruar në spiun të dyshuar të FSB-së

Kosova Times Kosova Times October 29, 2025
Presidenti e kryeministri serb nuk u ftuan në Forumin Strategjik të Bledit
Shqyrtohen Projektligjet për zyrtarët dhe pagat në sektorin publik
Vuçiq organizon Këshillin e madh serb. Analisti: Kiç primitiv, Vuçiq i dështuar
Ndërtesa e parlamentit të Nepalit në flakë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?