By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 5 janar
January 5, 2026
Dy të lënduar nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë
January 4, 2026
Super Muriqi shënon golin e dhjetë në La Liga
January 4, 2026
Moti për javën e ardhshme, kryesisht me vranësira dhe shi
January 4, 2026
Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë
January 4, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja e ka paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para sulmit të 3 janarit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja e ka paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para sulmit të 3 janarit
Rajon / Botë

ShBA-ja e ka paralajmëruar Iranin për “kërcënimin terrorist” para sulmit të 3 janarit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/25 at 11:32 PM
Kosova Times Published January 25, 2024
Share
SHARE

Qeveria amerikane e ka paralajmëruar privatisht Iranin për “kërcënimin terrorist” brenda kufijve të tij, para sulmit vdekjeprurës të këtij muaji, përgjegjësinë për të cilin e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik (IS), ka thënë një zyrtar amerikan të enjten.

Si pasojë e sulmit janë vrarë rreth 100 persona dhe janë plagosur dhjetëra tjerë.

Ndonëse ky zyrtar ka thënë se paralajmërimi për sulmin e 3 janarit – kur kanë ndodhur dy sulme vetëvrasëse në qytetin jugperëndimor Kerman – ka qenë rutinë, analistët besojnë se diçka e tillë mund të japë shenja për përpjekjet e Shteteve të Bashkuara për të ndërtuar besim te Irani.

“Qeveria amerikane e ka përcjell politikën e ‘detyrimit për paralajmërim’, e cila është zbatuar prej administratave të kaluara për t’i njoftuar qeveritë për kërcënimet potenciale vdekjeprurëse. Ne i bëjmë këto paralajmërime, sepse nuk dëshirojmë të shohim jetë të humbura të njerëzve të pafajshëm në sulme terroriste”, ka thënë një zyrtar amerikan në kushte anonomiteti.

E përditshmja amerikane Wall Street Journal ka raportuar e para, të enjten, për këto paralajmërime.

Jon Alterman, drejtor në programin për Lindje të Mesme të Institutit CSIS në Uashington, ka thënë se paralajmërimi mund të reflektojë dëshirën e ShBA-së për të pasur dialog me Iranin, pavarësisht sulmeve të fundit nga bashkëpunëtorë të Iranit ndaj interesave amerikane, izraelite dhe të vendeve perëndimore, si dhe avancimit të programit bërthamor nga ana e Teheranit.

“Kjo është një degë ulliri”, ka thënë Altman, duke shtuar se administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, beson se nga dialogu mes Uashingtonit dhe Teheranit mund të përfitojnë të dyja palët.

Përpjekjet e Bidenit, demokrat, për të ringjallur marrëveshjen bërthamore, të arritur mes fuqive botërore dhe Iranit më 2015 – nga e cila ShBA-në e ka nxjerr ish-presidenti amerikan, Donald Trump më 2018 – kanë dështuar, mirëpo Atlman ka sugjeruar se ndihmësit e Bidenit ende dëshirojnë të gjejnë rrugë për të biseduar me Teheranin.

Sipas marrëveshjes bërthamore, Teherani duhet të heqë dorë prej programit bërthamor, në këmbim të heqjes së sanksioneve të ashpra ndaj saj.

Pas largimit të ShBA-së nga pakti bërthamor, edhe Teherani ka nisur t’iu shmanget pikave të marrëveshjes, dhe ka punuar drejt avancimit të mëtejmë të sistemit bërthamor, të cilin pretendon se e zhvillon vetëm për qëllime të mbrojtjes.

You Might Also Like

Rubio: Nuk kemi nevojë për naftën venezueliane – thjesht nuk duam që Kina dhe Rusia ta përdorin atë

Trump tha se SHBA-të kanë nevojë për Groenlandën dhe shpjegoi se çfarë lidhje kanë Kina dhe Rusia me të

Ndërhyrje masive në pothuajse të gjitha frekuencat

I moshuari vret vajzën e tij 60-vjeçare në zonën e Modenës

Normalizimi gradual i Sistemit të Trafikut Ajror

Kosova Times January 25, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Për shkak të konfliktit në kufirin tajlandez në Kamboxhia, më shumë se 900,000 njerëz janë zhvendosur.

Kosova Times Kosova Times December 21, 2025
Krasniqi i IRDK-së premton ndërtim të shtëpive për komunitetin
Scholz përballet me trysni për shkak të numrit të madh të emigrantëve
Dodik për Kosovën: “Një ditë do të jetë Republika Srpska!
Hoti: Qeveria emëron anëtaren e Bordit të OShP-së pa konkurs publik
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?