By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
68% e njerëzve që jetojnë në familjet e BE-së zotërojnë shtëpinë e tyre
February 5, 2026
Vëllimi i tregtisë me pakicë u ul me 0.5% si në eurozonë ashtu edhe në BE
February 5, 2026
Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën
February 5, 2026
Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim
February 5, 2026
Roboti humanoid më i shpejtë në botë prezantohet në Kinë
February 5, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Themelohet komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radha e Prokurorisë së Apelit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Themelohet komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radha e Prokurorisë së Apelit
Lajme

Themelohet komisioni për zgjedhjen e anëtarit të KPK-së nga radha e Prokurorisë së Apelit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/21 at 7:35 PM
Kosova Times Published October 21, 2022
Share
SHARE

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga Kryesuesi Jetish Maloku, ka mbajtur takimin e 220-të me radhë, sipas rendit të paraparë të ditës.

Ky takim ka filluar me prezantimin e raporteve për periudhën janar – qershor 2022 të Mekanizmit përcjellës ndërinstitucional për veprat penale karakteristike dhe Komisionit mbikëqyrës për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike që rrjedhin nga Plani Strategjik i Sistemit Prokurorial 2022-2024. Po ashtu, për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022 kanë raportuar edhe kryetarët e komisioneve të përhershme të KPK-së, raporte të cilat janë miratuar me disa rekomandime.

Në vazhdim, anëtarët kanë miratuar Udhëzimin për përdorimin e simboleve dhe vulave në sistemin prokurorial, si dhe kanë avancuar, sipas rekomandimit të Komisionit për transferimin dhe avancimin e prokurorëve, prokurorin Sadri Alija nga Departamenti i Përgjithshëm në atë për të Mitur të Prokurorisë Themelore të Gjakovës. Ndërsa, për Prokurorinë e Apelit është marrë vendim për shpalljen e brendshme për avancimin e 3 prokurorëve në këtë prokurori.

Gjatë këtij takimi janë miratuar Dokumenti i politikave të trajnimit për prokurorët dhe stafin administrativ të sistemit prokurorial si dhe Plani i nevojave për trajnimin e prokurorëve dhe stafit administrativ, të cilat do të dërgohen në Akademinë e Drejtësisë për hartimin e programit trajnues për vitin 2023.

Takimi ka vazhduar me themelimin e Komisionit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e prokurorëve të Prokurorisë së Apelit.

Po në këtë takim, Këshilli ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për Drejtorin e Përgjithshëm të Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës dhe Drejtorin e Njësitit për Shqyrtimin e Performancës së Prokurorisë si dhe ka themeluar Komisionin rekrutues për këto 2 pozita.

Në fund të takimit u miratua raporti për vlerësimin e performancës së 11 prokurorëve me mandat të përhershëm. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Ish-diplomati serb thotë se ekziston mundësia që Rusia ta njohë Kosovën

Arrestohen tre të dyshuar për grabitje, i katërti në kërkim

Kryeministri Rama pritet nga Papa Leoni XIV

Osmani takohet me bin Rashid Al Maktoum

ZRRE e Misioni i FMN-së flasin për liberalizimi e tregut të energjisë

Kosova Times October 21, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

VIDEO Kina publikon një video mesazh : “Nuk do të gjunjëzohemi”

Kosova Times Kosova Times April 30, 2025
Regjistrimi i popullsisë, ASK: Pjesëmarrja e qytetarëve e rëndësishme
Nottingham Forest triumfon në `Anfield` pas 55 vitesh
Osmani: Epopeja e Dukagjinit një nga kapitujt më heroik të luftës për liri
Izraeli vret në Liban një anëtar të krahut ushtarak të Hamasit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?