By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Peci merr detyrën në Mitrovicën e Jugut, premton ndershmëri dhe drejtësi
December 12, 2025
5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë
December 12, 2025
Idrizi betohet si kryetar i Vushtrrisë, premton transparencë dhe zhvillim
December 12, 2025
Trendafilova rrëzon kërkesën për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës
December 12, 2025
Rrëzohet kërkesa për modifikimin e dënimit të Haxhi Shalës A.B|RTKLive
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Agjencia e OKB-së nis hetim ndaj disa punëtorëve që dyshohet se kishin gisht në sulmet në Izrael
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Agjencia e OKB-së nis hetim ndaj disa punëtorëve që dyshohet se kishin gisht në sulmet në Izrael
Rajon / Botë

Agjencia e OKB-së nis hetim ndaj disa punëtorëve që dyshohet se kishin gisht në sulmet në Izrael

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 5:40 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për palestinezët (UNRWA) njoftoi të premten se e ka nisur një hetim ndaj disa punonjësve të vet të dyshuar për përfshirje në sulmet e Hamasit në Izrael më 7 tetor, dhe tha se i ka prishur marrëdhëniet me ta.

“Autoritetet izraelite i kanë dhënë UNRWA-s informata rreth përfshirjes së dyshuar të disa punonjësve të UNRWA-s në sulmet e tmerrshme në Izrael më 7 tetor”, tha Philippe Lazzarini, shefi i kësaj agjencie.

Ai shtoi se për ta mbrojtur aftësinë e agjencisë për të dhënë ndihma humanitare, “kam vendosur t’ua shkëpus menjëherë kontratat këtyre anëtarëve të stafit dhe ta nis një hetim, në mënyrë që ta zbulojmë të vërtetën pa humbur kohë”.

UNRWA, e themeluar më 1949 pas luftës së parë arabo-izraelite, ofron shërbime, përfshirë shkollim, kujdes mjekësor dhe ndihma humanitare për palestinezët në Gazë, Bregun Perëndimor, Jordani, Siri dhe Liban.

UNRWA ka dhënë ndihma dhe i ka përdorur ndërtesat e veta për t’i strehuar njerëzit që ikin nga bombardimet dhe nga ofensiva tokësore e nisur nga Izraeli në Gazë pas sulmeve të 7 tetorit, gjatë të cilave Izraeli thotë se u vranë 1.200 njerëz dhe u rrëmbyen 253 të tjerë.

“Këto akuza tronditëse vijnë kur mbi dy milionë njerëz në Gazë varen nga ndihmat jetike të cilat agjencia është duke i dhënë prej se nisi lufta”, tha Lazzarini.

Lufta e Izraelit e ka shkatërruar shumicën e Gazës dhe i ka vrarë më shumë se 25.000 palestinezë.

UNRWA – e cila përfitoi donacione më së shumti nga Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Bashkimi Evropian dhe Suedia në vitin 2022 – ka thënë vazhdimisht se është duke i humbur aftësitë për të ofruar ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë.

You Might Also Like

Emrat e më shumë se 155,000 ushtarëve të vdekur rusë janë konfirmuar

Pekini ‘nuk është i prirur për paqe’, thonë ministrat e mbrojtjes të Japonisë dhe SHBA-së

Axhenda ndërkombëtare

Në Rusi, ata propozuan krijimin e inteligjencës artificiale bazuar në veprat e Domostroy dhe Dugin

Revista Time ka emëruar “Personin e Vitit”. Këta janë krijuesit e inteligjencës artificiale

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Financa

Zgjatet afati i aplikimit për subvencionim të efiçiencës së energjisë

Kosova Times Kosova Times November 26, 2022
Lajm i mirë për Realin, rikthehet Bellingham
Tahiri: Ka ardhur koha që ShBA ta marrë në udhëheqje dialogun Kosovë-Serbi
Një recetë për një ëmbëlsirë të përzemërt që do ta bëni edhe pasi të ketë kaluar festa
Aktakuzë ndaj një personi për vrasje në tentativë në Ferizaj
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?