By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna
November 3, 2025
Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës
November 3, 2025
Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës
November 3, 2025
Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës
November 3, 2025
Këshilltari regjional i FMN-së viziton ATK-në
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Thirrje nga Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu kundër Kancerit të Qafës së Mitrës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Thirrje nga Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu kundër Kancerit të Qafës së Mitrës
Lajme

Thirrje nga Ministria e Shëndetësisë: Vaksinohu kundër Kancerit të Qafës së Mitrës

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 6:18 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Me rastin e shënimit të Javës Evropiane kundër Kancerit të Qafës së Mitrës, Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me Institutin Kombëtar për Shëndetësi Publike organizoi tryezën e rrumbullaket me moton “Kanceri i qafës së mitrës mund të parandalohet! Vaksinohu! Bëje PAP testin!”

Në këtë tryezë mori pjesë Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia, Drejtori i IKShPK, Prof. Naser Ramadani, Kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Dr. Fatmire Mullhaxha- Kollçaku, Shefja e Zyrës së UNFPA, Dr. Visare Mujko- Nimani, si dhe profesionistë shëndetësorë.

Ministri i Shëndetësisë, Dr. Arben Vitia theksoi rëndësinë e shënimit të Javës për Kancerin e Qafës së Mitrës, e cila është një sfidë e vërtetë për institucionet shëndetësore, për shoqërinë dhe për shëndetin e grave, për shkak të ndikimit të madh dhe të drejtpërdrejt në shëndetin e grave, por edhe për shkak të ndikimit social e financiar e kushtëzuar nga kostoja e lartë e kujdesit shëndetësor.

Ndërsa, Prof. Naser Ramadani, theksoi se vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës dhe skriningu i rregullt janë mënyrat më efektive për të parandaluar kancerin cervikal. Ai tha se qëllimi është që të përmbushet objektivi 90–70–90 që duhet të përmbushen deri në vitin 2030 që është synim për t’u përmbushur deri më 2030 dhe që nënkupton 90% të vajzave të vaksinuara plotësisht me vaksinën HPV deri në moshën 15 vjeç, 70% e grave të kryejnë skrining test deri në moshën 35 vjeç dhe përsëri në moshën 45 vjeçe.

Po ashtu, Ministri Vitia potencoi se Ministria e Shëndetësisë vazhdon të jetë e përkushtuar për të siguruar shërbime cilësore shëndetësore dhe për të ndihmuar në luftën kundër kancerit të qafës së mitrës, ku gjatë vitit të kaluar, për herë të parë në Kalendarin e Rregullt të Vaksinimit në Kosovë, u përfshi edhe Vaksina kundër Human Papilloma Virusit, me qëllim të parandalimit të kancerit të qafës së mitrës përmes vaksinimit të vajzave të reja.

“Krahas vendimit politik, kemi siguruar edhe mbi 15.000 doza të vaksinës kundër HPV, me të cilat, duke filluar nga mesi i muajit shkurt, në pajtim me Planin e Veprimit, do të  fillojmë vaksinimin e vajzave të klasave të gjashta në gjithë vendin tonë. Mos ta harrojmë faktin se si pilot-projekt me një numër më të vogël të dozave, vaksinimi kundër HPV filloi vitin e kaluar, ndërsa vaksinimi i rregullt është një hap shumë i rëndësishëm dhe një reflektim serioz i Ministrisë së Shëndetësisë në fushën e parandalimit dhe kontrollit. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë është në proces të finalizimit të marrëveshjes me GAVI për të marrë të njëjtat sasi të vaksinave  si donacion”, tha Vitia.

Në këtë hap tejet të rëndësishëm, Ministri e Shëndetësisë kërkon përkrahje nga profesionistët shëndetësorë, prindërit, mësimdhënësit, partnerët, publiku i gjerë dhe në mënyrë specifike nga mediat, të cilat kanë rol dhe ndikim të rëndësishëm në suksesin e vaksinimit,  siç u dëshmua edhe gjatë vaksinimit kundër Covid-19. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kushtetuesja rrëzon Qeverinë, Veliaj rikthehet si kryetar Bashkie i Tiranës

Arab News nis botimin në gjuhën shqipe- një hap i rëndësishëm për praninë ndërkombëtare të Kosovës

Plagoset me armë zjarri një 33-vjeçar në Durrës

Dyshohet se serbi nga Kosova u plagos dhe u rrëmbye nga xhandarmëria serbe

Koçi: Fatos Nano tha për Millosheviçin “Çfarë tr*pi qenka”!

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Krasniqi: Bllokimi pamundëson të flasim për vendimet e ZRrE-së

Kosova Times Kosova Times May 29, 2025
Arkivoli i Papës po transportohet drejt bazilikës ku do të varroset.
Dominimi i vëllezërve Bayraktar në Turqi: Për të tretin vit radhazi në krye të listës së taksapaguesve
Kurti: Përballë sulmeve të Serbisë, Kosova më e sigurt se kurrë më parë
Edhe ata u kyçën në luftë! Shkaktoi kolapsin e rrjetit izraelit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?