By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 11 janar 2026
January 11, 2026
Dy këmbësorë të lënduar në një aksident trafiku në Prishtinë
January 10, 2026
Agjencia e Emergjencave: Situata nga vërshimet e rëndë, por pa humbje jete
January 10, 2026
IHMK: Gjendje e rënduar hidrometeorologjike si pasojë e reshjeve intensive
January 10, 2026
Haradinaj: Fondet emergjente të ndahen pa vonesë pas vërshimeve në Kosovë
January 10, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rebelët e Huthit e sulmojnë me raketë luftanijen amerikane në Gjirin e Adenit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rebelët e Huthit e sulmojnë me raketë luftanijen amerikane në Gjirin e Adenit
Rajon / Botë

Rebelët e Huthit e sulmojnë me raketë luftanijen amerikane në Gjirin e Adenit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/26 at 11:20 PM
Kosova Times Published January 26, 2024
Share
SHARE

Rebelët e grupit jemenas, Huthi, e sulmuan me raketë të premten një luftanije amerikane, e cila ishte duke patrulluar në Gjirin e Adenit, duke e detyruar atë ta rrëzojë raketën, thanë zyrtarët ushtarakë amerikanë të premten.

Sulmi ndaj anijes amerikane, USS Carney, shënon përshkallëzimin e konfrontimit më të madh në det ku është përfshirë edhe marina amerikane në Lindjen e Mesme në dekada.

Kjo gjithashtu është hera e parë që huthët e sulmojnë drejtpërdrejt një luftanije amerikane prej se i filluan sulmet ndaj anijeve në tetor, tha një zyrtar amerikan për Associated Press në kushte anonime, pasi nuk ishte i autorizuar të fliste për incidentin.

Por, Komanda Qendrore e ushtrisë amerikane tha se huthët e shkrepën raketën “në drejtim” të luftanijes së saj. Sikur në sulmet e kaluara, Pentagoni tha edhe tani se ishte e vështirë të përcaktohej se kë po përpiqeshin ta godisnin saktësisht rebelët e grupit jemenas.

Prej se filloi lufta e Izrael-Hamas, ShBA-ja është përpjekur ta zbusë përshkrimin e sulmeve që kanë për cak bazat dhe luftanijet e saj, në tentim për ta parandaluar zgjerimin e konfliktit në një luftë të gjerë rajonale.

Është e rëndësishme të pranohet se sulmi i së premtes ndaj luftanijes amerikane ishte i drejtpërdrejtë, tha Brad Bowman, drejtor i lartë në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive.

“Ata më në fund po e quajnë lopatën, lopatë, dhe po thonë se, po, ata po tentojnë t’i sulmojnë forcat tona, ata po përpiqen të na vrasin”, tha Bowman.

Zbutja e gjuhës, megjithëse me qëllim për ta parandaluar zgjerimin e luftës, ka pasur ndikim të kundërt, duke u dhënë mundësi huthëve, shtoi ai.

Në sulmin e së premtes, një raketë balistike anti-anije iu afrua luftanijes USS Carney, e cila është përfshirë në operacionet amerikane në përpjekje për ta ndaluar fushatën e huthëve prej nëntorit, tha Komanda Qendrore.

“Raketa u rrëzua me sukses nga USS Carney”, tha Komanda Qendrore.

Nuk u raportua për të lënduar apo dëme, shtoi ajo.

Rebelët e Huthit, të cilët mbështeten nga Irani, thonë se sulmet në ngushticën jetike të transportit të mallrave përmes Detit të Kuq po bëhen ndaj anijeve të ndërlidhura me Izraelin, si përgjigje ndaj luftës në Rripin e Gazës.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe e kanë nisur një fushatë bombardimesh ndaj caqeve të grupit Huthi në Jemen, në përpjekje për t’i ndalur sulmet e tyre ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq.

You Might Also Like

Skandali trondit Qipron: Ana e errët e parajsës financiare, për të cilën të gjithë heshtin

Çfarë kërkoi zëvendëskryeministri maqedon më 9 janar në ngjarjen e paligjshme në Banja Luka?

Televizioni iranian publikon pamje të djegies së Kuranit. Spitalet janë plot: “Po qëllojnë njerëzit në kokë” Indeksi i Lajmeve | 11 minuta më parë

Bill Gates i dhuron 8 miliardë dollarë ish-gruas për fondacionin më të madh bamirës në botë

Tërmeti 5.1 ballë godet Kalabrinë, ndjehet edhe në Maltë

Kosova Times January 26, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Roma dhe Atalanta ndajnë pikët në derbin italian

Kosova Times Kosova Times January 7, 2024
Chelsea pëson nga Brighton
Vritet kryebashkiaku në Meksikë
Ushtari rus dyshohet se mbante një grua ukrainase në skllavëri seksuale
Familja Geci për komunikatën 59: Krasniqi e Selimi treguan të vërtetën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?