By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 23 janar
January 23, 2026
Gruaja britanike zhvendoset në vendin më të lirë në botë, ku një vakt kushton 1 euro
January 22, 2026
Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së
January 22, 2026
Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih
January 22, 2026
Osmani tregon bisedën me Trump: Më dha mesazh për Kosovën
January 22, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Vullnetarët e Korpusit të Paqes ndihmojnë komunitetin në Mal të Zi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Vullnetarët e Korpusit të Paqes ndihmojnë komunitetin në Mal të Zi
Rajon / Botë

Vullnetarët e Korpusit të Paqes ndihmojnë komunitetin në Mal të Zi

Kosova Times
Last updated: 2024/01/28 at 7:15 PM
Kosova Times Published January 28, 2024
Share
SHARE

Në Mal të Zi veprojnë vullnetarë të Korpusit të Paqes, të cilët shërbejnë në arsim e në shëndetësi, por edhe në nxitjen organizative në komunitetet e ndryshme. Njëri prej tyre është Eric, i cili po kontribuon në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Komunën e Ulqinit.

Zoti Eric është pjesë e grupit me vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që shërben tek komunitetet në Malin e Zi, si pjesë e Korpusit të Paqes.

Zoti Eric zhvillon orë mësimore të gjuhës angleze me nxënësit e Shkollës Fillore “Bedri Elezaga” në Katërkollë të Ulqinit. Ai i tha Zërit të Amerikës se në komunitet ndihet si një anëtar i pandashëm i tij.

“Të jesh pjesë e komunitetit është shumë e rëndësishme për vullnetarët e Korpusit të Paqes. Unë jetoj dhe punoj në këtë fshat tash dy vite dhe në komunitet ndihem si anëtar i tij. Banoj në fshat dhe punoj në shkollë”, thotë zoti Eric.

Nxënësja Suela Rexha, e cila ndjek mësimin e vullnetarit Eric vlerëson punën e tij që ka një ndikim jashtëzakonisht të mirë.

“Me ardhjen e arsimtarit Eric në shkollë mendoj që ka pasur një ndikim shumë të mirë. Në shkollën tonë nxënësit kanë pasur një rritje në të mësuarit e gjuhës angleze. Unë do të thoja se klasa jonë ka pasur një ndryshim të jashtëzakonshëm në të mësuarin e gjuhës angleze. Në këtë kuadër arsimtari Eric ndau një pjesë të kulturës amerikane me ne, kurse ne ndamë një pjesë të kulturës sonë shqiptare me të”, thotë nxënësja Rexha.

Edhe drejtori i Shkollës Fillore, “Bedri Elezaga”, Mustafë Bardhi, vë në dukje, punën e mirë të vullnetarit Eric, i cili solli risi në procesin mësimor.

“ Të gjithë ne si staf jemi familjarizuar me Eric-un. Është një person i qetë, i cili e adhuron natyrën dhe një person që solli shumë risi duke e zhvilluar procesin mësimor edhe jashtë mureve të shkollës. Me Eric kemi arritur të kryejmë shumë projekte të mira dhe kemi arritur që edhe nxënësit në një formë të jenë më të kënaqur dhe më të plotësuar me dije falë përvojës dhe falë angazhimit të Eric-ut”, tha zoti Bardhi.

Institucionet arsimore shfaqin mirënjohje për partneritetin dhe për mundësinë që vullnetarët e Korpusit amerikan të Paqes ofrojnë përvojën e tyre në krijimin e gjeneratave të nxënësve me njohuri më të veçanta.

You Might Also Like

Sllovakia dhe keqpërdorimi i fondeve të BE-së

Rhodes: Burri 49-vjeçar i akuzuar për vrasjen e hotelierit u arrestua në Mynih

Rritet numri i të vdekurve nga aksidenti hekurudhor në Spanjë

Më shumë se 150 besimtarë rrëmbehen në Nigeri. Ata kërkojnë 17 motoçikleta për të filluar negociatat

Musk në Davos: Robotët do t’i tejkalojnë njerëzit dhe inteligjenca artificiale do ta tejkalojë inteligjencën njerëzore

Kosova Times January 28, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Autorët e sulmit terrorist në Australi, babë e bir,Viktimat janë të moshës nga 10 deri në 87 vjeç

Kosova Times Kosova Times December 14, 2025
Milorad Dodik nuk është më President i Republika Srpska, Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës e hodhi poshtë ankesën e tij
Gërvalla priti delegacionin nga Iowa: Kosova, lidere në rajon për siguri
“Marca” zgjedh Messin si lojtarin më të mirë në histori të futbollit
Abdixhiku: U refuzua Qeveria e Unitetit, po propozohet Qeveri e Pakicës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?