By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 21 janar
January 21, 2026
Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të
January 21, 2026
Presidenca përshëndet marrëveshjen për heqjen e vizave me Bahamasin
January 20, 2026
Kosova dhe Bahamasi nënshkruajnë marrëveshje për heqjen reciproke të vizave
January 20, 2026
Dështon seanca fillestare për krimet e dhunës seksuale në luftë
January 20, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë
Rajon / Botë

Rusia dhe Ukraina raportojnë për sulme me dronë

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 2:50 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Mbrojtja ajrore ruse gjatë natës ka zmbrapsur sulme me dronë nga Ukraina në gadishullin e aneksuar të Krimesë dhe në katër rajone, tha Ministria ruse e Mbrojtjes, ndërkaq Rusia ka lëshuar 35 dronë sulmues në Ukrainë, thanë Forcat Ajrore ukrainase më 30 janar.

Në total, 21 dronë ukrainas janë rrëzuar, tha ministria ruse. Përveç Krimesë, në rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën, Bolgorod, Brijansk, Kaluga dhe Tula, po ashtu janë shënjestruar nga sulmet me dronë.

Moska tha se 11 dronë janë penguar mbi Krime, duke mos dhënë informacione për dëme apo viktima.

Këto informacione nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Ukraina tha se ka arritur të rrëzojë 15 nga 35 dronët e lëshuar në rajonin e Mikolajivit, Sumit, Harkivit dhe Kievit, por edhe në rajone të tjera.

Forcat ruse po ashtu kanë sulmuar me dy raketa kundërajrore S-300 në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut. Sipas autoriteteve lokale, në Dinpropetrovsk ka shpërthyer një zjarr pas një sulmi me dronë.

Ende nuk ka informacione për viktima të mundshme nga këto sulme.

Rusia, që ka nisur pushtimin e Ukrainës pothuajse dy vjet më parë, vazhdimisht ka sulmuar Ukrainën me dronë dhe raketa.

Përderisa kryeqyteti ukrainas, Kiev, është i pajisur relativisht mirë me sisteme të mbrojtjes ajrore falë ndihmës perëndimore, rajonet e tjera ukrainase kanë më pak aftësi për t’iu kundërvënë sulmeve ajrore.

Krimeja, që është aneksuar ilegalisht nga Rusia më 2014, vazhdimisht ka qenë cak i sulmeve ukrainase që kur Moska nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.

You Might Also Like

Një adoleshent vdiq në Rusi. Një pjesë e tankut të ekspozuar ra mbi të

Moldavia ka filluar procesin e anulimit të marrëveshjeve të anëtarësimit në CIS

VIDEO Trump kërcënon Macronin: ‘A e tha këtë? Do të vendos tarifa 200 përqind…’

Miliona njerëz përballen me katastrofë humanitare. Kievi pa energji elektrike, gaz dhe ujë në -20 gradë

Kina: Trump na ftoi në Komitetin e Paqes

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Suksesi historik i aviacionit turk: ​​Bayraktar kreu me sukses një ulje autonome në një transportues dron

Kosova Times Kosova Times November 19, 2024
Arrestohet i dyshuari për vrasje në tentativë, i konfiskohen edhe armë
Mbyllet hapesira ajrore mbi Shën Petersburg për shkak të një objekti të paidentifikuar
KDI: Arrestimet e sotme të personave të dyshuar janë tregues i pranisë së korrupsionit të nivelit të lartë
Kongresi do të shqyrtojë një rezolutë për të përjashtuar Rusinë nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?