By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së
November 17, 2025
Hamza nderon Thaçin: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet
November 17, 2025
Krasniqi dorëzon mandatin: PDK ka nevojë për një momentum të ri
November 17, 2025
Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Norvegjisë në Kosovë
November 17, 2025
Gërvalla në ‘La Sapienza’:Integrimi i Kosovës në BE, nevojë strategjike
November 17, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ahmeti: Xhaferi është kryeministër, shtesa teknik për zbutje të opinionit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ahmeti: Xhaferi është kryeministër, shtesa teknik për zbutje të opinionit
Rajon / Botë

Ahmeti: Xhaferi është kryeministër, shtesa teknik për zbutje të opinionit

Kosova Times
Last updated: 2024/01/30 at 10:41 PM
Kosova Times Published January 30, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, e ka vlerësuar moment të rëndësishëm dhe historik për shqiptarët zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.

Ndonëse Xhaferi po njihet si kryeministër teknik, Ahmeti ka thënë se në dokumentet zyrtare nuk ka kryeministër teknik dhe kjo nuk e zvogëlon aspak rëndësinë që ka ky moment për shqiptarët.

“Unë kam votuar në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut për kryeministër të Maqedonisë së Veriut. Në dokumentet zyrtare nuk ka kryeministër teknik, por ka kryeministër të shtetit me kabinet qeveritar, me emërime, me platformë. Por për çështje të politikave ditore për ta zbutur pak opinionin maqedonas po bëhet edhe kjo shtesa teknik”, ka thënë Ahmeti në intervistë me gazetarin Bashkim Vishaj në “RTK Prime”.

Ai e ka vlerësuar “të gabuar” dhe ka “shprehur keqardhje” për mospjesëmarrjen e partive opozitare shqiptare në këtë akt të cilin e ka quajtur historik.

“Ky vërtet është moment i rëndësishëm dhe historik, jo vetëm për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, edhe për qytetarët maqedonas, por edhe për shqiptarët në tërësi, sepse ne jemi prodhues të stabilitetit e të paqes. Jemi thellësisht të angazhuar që jo vetëm Maqedonia e Kosova me vendet fqinje të jetojmë në fqinjësi të mirë me njëri-tjetrin, por edhe më gjerë Ballkani Perëndimor sepse e kaluara e Ballkanit është tepër e hidhur”, ka shtuar Ahmeti.

Ai ka thënë se prapashtesa teknik për kryeministrin Talat Xhaferi i ka rënë në sy edhe atij, por ka këmbëngulur se kjo ka ardhur për ta zbutur opinionin maqedonas, duke pasur parasysh se edhe në të kaluarën ka pasur shumë reagime ndaj avancimit të shqiptarëve.

“Fatkeqësisht në Maqedoni me shumë vështirësi është pranuar avancimi i shqiptarëve, duke filluar nga viti 2002 me marrëveshjen paqësore të Ohrit. Për çdo hap që bëhej përpara kishte reagime të mëdha nga komuniteti maqedonas, sepse ishte i edukuar e i mësuar që ekskluziviteti është vetëm i komunitetit maqedonas, e ne të tjerët ishim qiraxhinj në shtëpinë tonë. Por, nga 2002-ta ndryshoi historia, Maqedonia e Veriut më nuk ishte në pronësi të njëanshme, por pronar e zot shtëpie u bën edhe shqiptarët me gjuhën, flamurin kombëtar, me universitete me administratë, me polici e me ushtri. Por, për ta zbutur opinionin e vet thonë se ky është kryeministër por është kryeministër teknik”, ka nënvizuar Ahmeti.

Ai ka thënë se kur Talat Xhaferi ishte zgjedhur ministër i mbrojtjes ka pasur reagime të shumta të maqedonasve. Njëjtë ka ndodhur edhe kur ai ishte zgjedhur kryetar i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, ku ishte derdhur edhe gjak, por ka thënë se kur u votua në mandatin e dytë thuajse nuk u mor fare vesh që u zgjodh Xhaferi.

You Might Also Like

Mike Pompeo i bashkohet Prodhuesit të Armëve Ukrainas me Vlerë Miliardë Dollarësh

Zelensky dhe Macron arrijnë një marrëveshje historike për avionët Rafale dhe mbrojtjen ajrore

Serbia në telashe edhe më të mëdha nga sot? Vuçiç nuk do të jetë në gjendje të flejë i qetë për shkak të Trumpit

Çfarë dëshiron opozita ruse?

Maduro mund të ikë në Rusi pas Assadit dhe Yanukovychit

Kosova Times January 30, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Kurti bëri homazhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi

Kosova Times Kosova Times July 26, 2025
Mbi 200 milionë amerikanë të prekur nga i ftohti ekstrem
Gjermania hodhi poshtë propozimin e Polonisë për të dhuruar sisteme Patriot në Ukrainë
Tragjedi qe nuk mbahet mend: Gjashtë vajza humbën jetën në një aksident trafiku, u gjetën pranë…
Orban thotë se Trump synon ta ndërpresë mbështetjen financiare për Ukrainën
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?