By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 3 nëntor
November 3, 2025
FR: Vuçiç nuk di si t’i qetësojë protestat dhe faljet e tij nuk janë bindëse
November 2, 2025
Koalicioni VLEN del fitues në shumicën e komunave shqiptare
November 2, 2025
Adoleshentja britanike, tetë muaj shtatzënë, pret lindjen në burgun e Gjeorgjisë
November 2, 2025
Rënie e numrit të bagëtisë, kërkohet më shumë përkrahje nga institucionet
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më shumë siguri në rajon
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më shumë siguri në rajon
Lajme

Haradinaj: Anëtarësimi i Kosovës në NATO, më shumë siguri në rajon

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 4:45 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, i cili është mbajtur në Kongresin Amerikan.

Aty Haradinaj ka mbajtur një fjalim lidhur me sigurinë në Kosovë, rajon e botë, duke kërkuar po ashtu edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO si një shans për më shumë siguri.

“Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht”, ka thënë Haradinaj.

Fjala e plotë e Haradinajt në Kongresin Amerikan:

Në Kongresin Amerikan, në Forumin Ndërkombëtar për Siguri, pata nderin që në emër të Republikës së Kosovës të adresohem më një fjalë.

Të nderuara zonja dhe zotërinj,

Më lejoni ta filloj fjalën time duke falënderuar Ministrin e nderuar, z. Fatmir Mediu për pasionin dhe angazhimin e tij të madh për organizimin e këtij paneli me këtë temë, me pjesëmarrës kaq të nderuar, që për mua ka një rëndësi të veçantë në këtë kohë  – me zhvillimet aktuale në mbarë botën.

Duke qenë se koha është e mjaft e kufizuar, do të doja të përcjell vetëm një mesazh nga ky panel, i cili besoj se është i rëndësishëm, veçanërisht duke marrë parasysh kohët e vështira dhe sfiduese në aspektin e sigurisë në të cilat po kalon bota momentalisht.

Për mua, dhe jam i sigurt se për të gjithë ju po ashtu, është e qartë se siguria është parakusht për çdo agjendë politike dhe institucionale. Në këtë linjë, ne të gjithë duhet të jemi plotësisht të vetëdijshëm se sigurinë nuk mund ta marrim si të mirëqenë, por, duhet të punojmë shumë për të mbrojtur dhe për të ruajtur stabilitetin, kudo që të jemi.

Prandaj, në çerekun e parë të këtij shekulli dhe 25 vjet nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ka ardhur koha për të marrë disa vendime të mëdha dhe tejet të rëndësishme. Unë besoj fuqishëm se anëtarësimi i plotë dhe sa më i shpejtë i Kosovës në NATO do të kontribuojë në stabilitetin dhe sigurinë mbarë rajonale, dhe do të luftojë dukshëm agjendat keqdashëse të të tjerëve.

Është koha që bota demokratike, e udhëhequr nga Amerika, të kuptojë se anëtarësimi i Kosovës në NATO është një nga vendimet më të rëndësishme, që do të ndihmonte në forcimin e sigurisë në të gjitha nivelet: brenda Kosovës, por edhe në forcimin dhe rritjen e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor dhe globalisht.

Ky vendim nuk është asgjë më pak e as më shumë se një angazhim dhe mobilizim i thellë për ne, duke qenë së bashku në një vijë për t’u përballur e luftuar kundër agjendave keqdashëse të vendeve jodemokratike, siç janë Kina e Rusia.

Të dashur,

Në rrethanat kur një shtet si Rusia kryen pa asnjë hezitim agresion dhe krim ndaj një shteti, si në rastin e Ukrainës, dhe shtetet tjera si Kina që nuk do të hezitojnë në asnjë moment të mbështesin këtë agresion, ne nuk duhet të qëndrojmë të qetë dhe ‘duke u marrë vesh/kryer punë si zakonisht’, por duhet të jemi të alarmuar për nivelin e kërcënimit dhe këtyre veprimeve.

Pra, le të bashkohemi në marrjen e këtyre vendimeve, të cilat aq sa janë të rëndësishme, janë njëherazi të vështira, dhe le të qëndrojmë për atë që besojmë e të mbrojmë vlerat e lirisë dhe demokracisë, pasi nuk kemi një zgjidhje apo opsion të dytë. Këtë e arrijmë vetëm nëse jemi bashkë. Zoti e bekoftë Amerikën!  Zoti e bekoftë NATO-n! Zoti e bekoftë miqësinë mes popullit Amerikan e Kosovës! Ju faleminderit! /Kosovatimes/

You Might Also Like

Zbulohet përmendorja e Lekë Dukagjinit në Shpenadi të Prizrenit

Rikthehet regjimi i lëvizjes së automjeteve pa kontrolle mes Shqipërisë dhe Kosovës

Organizonin luftëra ilegale me qen, arrestohen 9 veta nga Maqedonia dhe Kosova

Kurti dhe Ali Ahmeti në homazhet në nderim të Fatos Nanos

Rama: Në takimin e Nanos me Millosheviqin nuk pati asgjë prej tradhtari

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Londinezët me seri të rëndësishme rezultatesh pozitive

Kosova Times Kosova Times February 28, 2024
Kryeministri Kurti takoi presidentin e Shqipërisë, Begaj, diskutuan për tensionet në veri
Shembet sërish rruga në lagjen ‘Veternik’
Dhjetëra të arrestuar për sulmin në Stamboll
METEO – Japonia thyen rekordin e nxehtësisë që nga 1898-a
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?