By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim
Lajme

Konjufca: Heroizmi i Zahirit me shokë ngriti moralin popullor në luftën për çlirim

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 5:29 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, së bashku me Kryeministrin Albin Kurti, bëri homazhe dhe vendosi kurora lulesh pranë lapidarëve të heronjve Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu, Edmond Hoxha dhe Ilir Konushefci, në Orllan dhe në Podujevë, në 27-vjetorin e rënies së tyre heroike. 

Duke vlerësuar lart veprimtarinë e heronjve të Kosovës, Kryetari Glauk Konjufca theksoi se Zahiri, Hakifi dhe Edmondi ishin kolosët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët përmes aksioneve të tyre tmerruan forcat policore serbe. Prandaj, shtoi kryetari Konjufca, është i rëndësisë së veçantë nderimi dhe përkujtimi i tyre nga institucionet e Kosovës.

“Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha përmes aksioneve të suksesshme guerile bënë që çdo polic edhe çdo ushtar i Serbisë okupatore në Kosovë të mos ndihej i sigurtë”, theksoi Kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit tha se heroizmi e tyre ishte një arritje e madhe, duke ngritur kështu moralin e të rinjve dhe të rejave, për t’iu bashkuar luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në çlirim.

“Kjo është një arritje shumë e madhe, sepse e ngriti shumë moralin tonë popullor dhe e rriti gatishmërinë e vullnetin për qytetarët tanë, për të rinjtë dhe të rejat për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata dhanë një kontribut të jashtëzakonshëm në themelimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, lufta e lavdishme e së cilës çoi në çlirimin e Kosovës dhe në shporrjen e Serbisë okupatore nga trojet tona. Zahiri, Hakifi, Edmondi, Iliri dhe të gjithë dëshmorët e kombit tonë do të kujtohen përgjithmonë nga institucionet dhe populli ynë”, theksoi Kryetari Glauk Konjufca.

Pranë shtatoreve të heronjve nderime bënë edhe nënkryetarja Saranda Bogujevci dhe deputetë të tjerë të Kuvendit. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen

Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë

Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta

Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para

Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Lufta në Ukrainë, 4 viktima dhe mbi 40 të plagosur nga sulmet ruse në Kiev

Kosova Times Kosova Times July 31, 2023
Kërkohet drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale të luftës
Shpëtimi i alpinistes ruse u ndërpre: “Do të ishte një mrekulli nëse e gjejmë gjallë”
Kurti uron Starmerin: Presim bashkëpunim
Lukashenko tha se një sulm bërthamor në Ukrainë do ta linte Putinin pa aleatë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?