Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka deklaruar se është duke përcjellë me shqetësim zhvillimet e fundit në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
“Përmes mediave, është kuptuar se sinjalizuesi publik Ermal Kutllovci, i përfshirë në zbulimin e skandalit lidhur me rezervat shtetërore, është përballur me masa disiplinore – largim nga puna, me arsyetimin se ka shkelur detyrat dhe përgjegjësit brenda institucionit.
Shtatë transferimet më të shtrenjta të afatit kalimtar të janarit në Ligën PremierCila është situata kur bëhet fjalë për korrupsionin në Evropë – sipas Transparenc…Loja me litarë sjell debate mes banorëve në BBVA, përfshihet edhe fejaSherr në Kavajë, plagoset 28-vjeçariNga Anglia e quajnë të kryer trajnerin që do ta pasojë Kloppin te Liverpooli
Kutllovci, duke shërbyer si zyrtar përgjegjës për cilësinë e naftës dhe produkteve të naftës në Departamentin e Rezervave Shtetërore në MINT ka treguar se në vazhdimësi ka raportuar tek eprorët e tij, përfshirë edhe ministren në detyrë, mbi shkeljet dhe parregullsitë sa i përket furnizimit me rezerva shtetërore”, thuhet në reagimin e KDI-së.
KDI shton se duke marrë për bazë interesin e lartë publik në lidhje me rastin e keqpërdorimeve me rezerva shtetërore për të cilat janë duke u zhvilluar hetime nga organet përkatëse, është thelbësore që MINT të demonstrojë se vendimi për shkarkimin e Kutllovcit është i bazuar vetëm në shkelje disiplinore dhe nuk vjen si një përgjigje ndëshkuese ndaj aktivitetit të tij si sinjalizues.
“KDI, bënë thirrje që masat e tilla ndëshkuese të mos shqiptohen nga insitucionet ndaj punonjësve që sinjalizojnë mbi keqpërdorimet dhe parregullsitë në vendin e punës, e aq më pak kur të njëjtit raportojnë mbi çështje që prekin interesin publik. Sinjalizuesit në Kosovë kanë mbrojtje të garantuar me ligji nga çdo veprim i dëmshëm që vjen si pasojë e sinjalizimit.
Analiza e fundit e KDI-së e publikuar në dhjetor të 2023, “(Mos)zbatimi i ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin ekzekutiv” shpërfaqë që institucionet e qeverisë në përgjithësi nuk ofrojnë infrastrukturë fizike të përshtatshme që do të inkurajonte punëtorët e sektorit publik të sinjalizonjë mbi keqbërjet. Kjo ka qenë një ndër shkaqet kryesore që rastet e sinjalizimit të brendshëm nëpër disa ministri të jenë minimale ose inekzistente”, thuhet në reagim. /Kosovatimes/