By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Shkup: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori, sipas komisionit antikorrupsion
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Shkup: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori, sipas komisionit antikorrupsion
Rajon / Botë

Shkup: Dhjetëra zyrtarë të dyshuar për korrupsion nuk po ndiqen nga gjyqësori, sipas komisionit antikorrupsion

Kosova Times
Last updated: 2024/01/31 at 9:23 PM
Kosova Times Published January 31, 2024
Share
SHARE

Autoritetet gjyqësore në Maqedoninë e Veriut nuk i kanë proceduar 56 nisma kundër zyrtarëve të dyshuar për përfshirje në korrupsion, nepotizëm, krim të organizuar dhe shkelje tjera ligjore.

Kjo bë e ditur të mërkurën nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit në Maqedoninë e Veriut, i cili edhe ka iniciuar paditë penale bazuar në denoncimet e ndryshme që kanë ardhur në adresë të këtij institucioni.

“Nga iniciativat tona për ndjekje penale të dorëzuara në prokuroritë publike, deri më tani në gjykata nuk ka arritur asnjë vendim i prokurorisë publike. Bëhet fjalë për rastet e përbërjes së deritanishme të Komisionit Antikorrupision. Por, padi nuk ka pasur as nga përbërjet e kaluar e që janë mbi 200 iniciativa për ndjekje penale që kemi proceduar në organet e ndjekjes penale”, tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për luftë kundër korrupsionit.

Denoncimet e këtij institucioni vijnë në kohën kur Maqedonia e Veriut po përballem me kritika të shumta për mungesë të rezultateve në luftën kundër korrupsionit.

Kjo u theksua edhe në raportin e fundit të organizatës Transparency International, pavarësisht se vendi ka shënuar përmirësim për dy vende.

Ky raporti si problem kryesor për mungesë të rezultateve i ka theksuar ndryshimet në Kodin Penal, që ishin bërë nga Qeveria e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit, në vitin 2023, që liruan nga ndjekja penale shumë zyrtarë dhe ish-zyrtarë të dyshuar për korrupsion.

“Me ndryshimet në Kodin Penal që u miratuan brenda 24 orëve, që uli dënimet për shumë zyrtarë të korruptuar, me anulimin e mbi 200 proceseve gjyqësore dhe me një gjyqësor që ka besimin e vetëm një për qind të popullatës, nuk mund të presim rezultate të mira. Pra, së pari duhet të jemi të qartë me veten tonë nëse jemi për luftë të sinqertë kundër korrupsionit, apo vetëm për luftë deklarative. Se kemi dështuar në këtë luftë si shtet, flasin edhe raportet e KE-së me të njëjtat rekomandim për çdo vit – që institucionet të veprojnë më tutje me iniciativat, me rekomandimet e organeve të pavarura, që rastet të kenë epilog gjyqësor”, theksoi Ivanovska.

Edhe ambasadorja amerikane në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, disa herë ka dalë me reagime për gjendjen në gjyqësor.

Ajo ka thënë se, përkundër përkushtimit dhe ndihmës së madhe financiare të Qeverisë amerikane në dekadat e fundit për ngritjen e një sistemi funksional dhe të pavarur gjyqësor, rezultatet mungojnë.

“Fatkeqësisht, investimi ynë në progresin e gjyqësorit nuk dha rezultatin e pritshëm”, pati deklaruar ambasadorja Aggeler kohë më parë.

You Might Also Like

Protesta masive në Iran, interneti dhe linjat telefonike janë ndërprerë

Burri me origjinë nga Bosnja dhe Hercegovina hidhet nga ballkoni në Aruba. Gruaja gjendet e vdekur në dhomë

Amerikanët: Kemi marrë informacion, një sulm masiv ndaj Ukrainës është i mundur së shpejti

Republikanët kundërshtojnë planet e Trump për Grenlandën

Rusia reagon ndaj takimit të Parisit

Kosova Times January 31, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Më shumë se 100 diplomatë gjeorgjianë nënshkruan një letër kundër pezullimit të negociatave për pranimin e vendit në BE

Kosova Times Kosova Times November 29, 2024
Rritja e pakënaqësisë me atë që Musk po i bën sektorit publik amerikan, situata në prag të konfrontimit fizik
A mund ta zgjidhë Brukseli konfliktin për dinarin serb?
Deshmi e trishte nga Ukraina: Fëmijë të fshehur me muaj në bodrume në qytetet në vijën e parë…
Petkoviq: Incidentet e 29 majit do të parandaloheshin nëse KFOR-i do ta përmbushte mandatin paraprakisht
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?