By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Horoskopi ditor për 25 nëntor 2025
November 25, 2025
Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi
November 24, 2025
Reuters: Arabia Saudite lehtëson kufizimet e alkoolit
November 24, 2025
Aleksandropolis: Zbarkim turk për blerje
November 24, 2025
Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore
November 24, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit
Lajme

Gjermania mbështet deklaratën e BE-së ndaj Kosovës: Veprimet e njëanshme vetëm i hedhin benzinë zjarrit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 12:24 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Shteti gjerman ka mbështetur deklaratën e lëshuar nga Bashkimi Evropian sot gjatë ditës, ku thuhet se janë të shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës ku janë mbyllur institucionet e drejtuara nga Serbia.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, përmes një reagimi në platformën X, shkruan se mbështesin deklaratën e BE-së.

“Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, thotë ai.

Në reagim, Rohde shton tutje se dialogu i udhëhequr nga Bashkimi Evropian midis Kosovës dhe Serbisë është vendi më i përshtatshëm për të adresuar këto çështje.

Again, I fully support this statement!
Unilateral measures only add fuel to the fire and are exactly the opposite of reducing tensions.
The EU-led dialogue between 🇽🇰 and 🇷🇸 is the only appropriate forum to address these issues. https://t.co/VOt8nAYTat

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 4, 2024

Bashkimi Evropian sot përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Në një deklaratë të lëshuar nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, thuhet se BE-ja është shqetësuar me operacionet e Policisë së Kosovës gjatë kësaj jave në zyrat e institucioneve të drejtuara nga Serbia në komunat Dragash, Pejë, Istog e Klinë.

Stano ka thënë se BE është e shqetësuar edhe me operacionin që ndodhi në objektin e organizatës joqeveritare Qendra për Paqe dhe Tolerancë në Prishtinë.

Ai ka shtuar se BE-ja i kërkon Kosovës që të shmang veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet.

Ndryshe, ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, mbrëmë ka reaguar duke thënë se qeveria amerikane është thellësisht e shqetësuar me veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës.

Hovenier përmendi çështjen e dinarit dhe mbylljen e komunave paralele në Dragash, Pejë, Istog dhe Klinë, teksa tha se këto veprime po i rrisin në mënyrë të panevojshme tensionet etnike dhe si pasojë “po i kufizojnë mundësitë që ShBA-të të shërbejnë si avokues për Kosovën në arenën ndërkombëtare”.

You Might Also Like

Shqiptarët grupi më i madh i sipërmarrësve të huaj në Greqi

Basha: 28 Nëntori na mban bashkë dhe na kujton sakrificat shekullore

Maqedonci: Siguria e Shqipërisë dhe Kosovës është e përbashkët

Kurti: Nesër ekzekutohen pagesat me rritje për shtesat e fëmijëve

Spiropali dhe homologu kroat flasin për marrëveshjen Shqipëri-Kroaci-Kosovë

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

The Daily Telegraph: Zelensky gati të bjerë dakord për ngrirjen e vijës së frontit

Kosova Times Kosova Times August 12, 2025
IDF rrëzoi një raketë balistike jashtë atmosferës së Tokës. Kjo është ndoshta hera e parë që ka pasur një përplasje në hapësirë
Distria Krasniqi fiton medaljen e artë në Grand Prix 2025
BE: Takimi i fundit dëshmoi se palët nuk ishin në gjendje për kompromis
Papunësia, brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?