By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe
November 5, 2025
Mister, influencuesja ‘Barbika reale ‘ vdes në moshën 31 vjeç pasi iu nënshtrua 27 operacioneve
November 5, 2025
Zjarr i tmerrshem ne Rusi: Shtatë persona humbën jetën, mes tyre katër fëmijë
November 5, 2025
November 5, 2025
November 5, 2025
5 vjet nga arrestimi i ish-krerëve të UÇK-së
November 5, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma për Izraelin; lënë jashtë Ukrainën
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma për Izraelin; lënë jashtë Ukrainën
Rajon / Botë

Ligjvënësit republikanë propozojnë 17.6 miliardë dollarë ndihma për Izraelin; lënë jashtë Ukrainën

Kosova Times
Last updated: 2024/02/04 at 9:37 PM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Ligjvënësit republikanë do të propozojnë një paketë ndihmash ushtarake prej 17.6 miliardë dollarësh për Izraelin dhe për plotësimin e arsenalit amerikan, por që përjashton ndihmën e mëtejshme për Ukrainën. Ky propozim nxjerr në pah sfidat me të cilat përballen mbështetësit e një projektbuxheti gjithëpërfshirës për sigurinë kombëtare, ku do të duhet të përfshihen edhe miliarda dollarë për zbatimin e ligjeve të emigracionit.

Ky projektligj i jep mundësinë kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve Mike Johnson dhe ligjvënësve republikanë për të treguar mbështetje për Izraelin, megjithëse ka pak shanse që të miratohet nga Senati. Ndërkaq, teksti i një kompromisi më të gjerë në Senat pritej të publikohej këtë fundjavë dhe një votim i rëndësishëm pritej të mbahej gjatë javës që vjen për këtë paketë tjetër.

Zoti Johnson tha se drejtuesit e Senatit janë të ndërgjegjshëm se duke mos përfshirë Dhomën e Përfaqësuesve në negociatat e tyre, kanë eliminuar kështu mundësinë e një shqyrtimi të shpejtë të legjislacionit të propozuar.

“Siç kam thënë vazhdimisht gjatë tre muajve të fundit, Dhoma e Përfaqësuesve duhet të vendosë për qëndrimin e saj për këto çështje dhe përparësitë tona duhet të trajtohen”, u shpreh zoti Johnson në një letër drejtuar kolegëve ligjvënës.

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi në nëntor një paketë ndihmash ushtarake prej 14.5 miliardë dollarësh për Izraelin, që Senati nuk pranoi ta marrë në shqyrtim. Republikanët gjithashtu këmbëngulën që fondet për ndihmën të merreshin nga shkurtimet buxhetore në sektorë të tjerë. Projektligji kërkonte që të shkurtohej buxheti i agjencisë së taksave, IRS, megjithëse zyra e pavarur për buxhetin e Kongresit tha se kjo do të sillte një kosto neto prej 12.5 miliardë dollarësh për qeverinë federale për shkak të humbjeve nga problemet që do të shkaktoheshin në mbledhjen e taksave.

Taktika e përfshirjes së shkurtimeve për IRS-në e bëri propozimin edhe më partiak, duke u votuar me 226 vota pro dhe 196 kundër. Zoti Johsnon u shpreh në letrën drejtuar ligjvënësve se heqja e shkurtimeve të propozuara do të mundësonte miratimin e shpejtë të ndihmës për Izraelin.

“Gjatë debatit në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në deklaratat e shumta që pasuan, demokratët e bënë të qartë se kundërshtimi i tyre kryesor ndaj projektligjit fillestar në Dhomën e Përfaqësuesve kishte të bënte me shkurtimet”, tha zoti Johnson. “Senati nuk do të ketë më justifikime, sado të padrejta, kundër miratimit të shpejtë të kësaj mbështetjeje të rëndësishme për aleatin tonë”.

Ligjvënësi republikan Ken Calvert publikoi tekstin e projektligjit për ndihmën ushtarake për Izraelin. Propozimi ofron 4 miliardë dollarë për plotësimin e rezervave të ezauruara të raketave për mbrojtjen kundërajrore dhe 1.2 miliardë dollarë për mbrojtjen nga raketat me rreze të shkurtër dhe mortajat. Ka gjithashtu fonde për blerjen e sistemeve të avancuara të armëve dhe për të rritur prodhimin e artilerisë dhe municioneve të tjera.

Për t’u siguruar se kjo ndihmë nuk do të komprometojë gatishmërinë ushtarake të Shteteve të Bashkuara, propozimi përmban 4.4 miliardë dollarë për të plotësuar rezervat e armatimeve që do t’i jepen Izraelit. Në projektligj përfshihen edhe 3.3 miliardë dollarë për operacionet e tanishme amerikane në rajon.

You Might Also Like

Një strehë malore që përshtatet në mënyrë të përkryer në Alpe

Zjarr i tmerrshem ne Rusi: Shtatë persona humbën jetën, mes tyre katër fëmijë

Vritet biznismeni nga i dashuri i ish bashkeshortes

Kush është kryetari i ri i bashkisë së Nju Jorkut?

Axhenda ndërkombëtare

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Atalanta e interesuar për mbajtjen e Lookman në Bergamo

Kosova Times Kosova Times November 28, 2024
Studimi, bie trysnia e zyrtarëve për ryshfet, ndërsa publiku rrit besimin tek drejtësia
Një certifikatë për politikanët
Kërkohet barazi në ndarjen e punëve mes burrave dhe grave
Grekët e lashtë me të drejtë e konsideronin bimën më të shëndetshme: Më e fuqishme se hudhra dhe çaji jeshil!
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?