By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Të paktën 21 persona u vranë në sulmet ajrore dhe të shtënat në Gaza
June 26, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik
June 26, 2025
Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore
June 26, 2025
Policia austriake thotë se vdekja e stjuardesës është mbyllur
June 26, 2025
Nxehtësi rekord deri të dielën, 6 qytete me paralajmërim të kuq
June 26, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Muzeu i luftës në Krushë të Madhe gati drejt finalizimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Muzeu i luftës në Krushë të Madhe gati drejt finalizimit
Lajme

Muzeu i luftës në Krushë të Madhe gati drejt finalizimit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 12:10 AM
Kosova Times Published February 4, 2024
Share
SHARE

Muzeu i luftës në Krushë të Madhe të Rahovecit është gati drejt finalizimit. Pritet që ky muze, të hapet në përvjetorin e masakrës që ndodhi në mars 1999. Shumë dëshmi të masakrimit të 241 banorëve të saj, do të ruhen si dëshmi për gjeneratat e reja.

Në shkurt të viti 2019, Krusha e Madhe ndërmori iniciativën për ndërtimin e Muzeut të luftës. Fshati në komunën e Rahovecit ka shumë për të rrëfyer për masakrën që forcat serbe kryen në mars të vitit 1999. Prandaj, vendosën që provat e krimit serb, t’i mbledhin e ruajnë për gjeneratat e reja. As pas 25 vjetësh, tmerri i atyre ditëve nuk mund të harrohet, raporton RTKlive.

“Vazhdimisht më pasqyrohen figurat, dhjetëra fëmijë të shtypur nga betonet, të vrarë me plumba, njerëz gra pleq, fëmijë, derisa na marrin neve ashtu të plagosur, na kamuflojnë për të na nisë në drejtim të Shqipërisë, ku pa ec as dy tre kilometra, sapo t’i hapsh sytë sheh duke hapur varreza për skaj rrugës, njerëz që vdisnin”, tha Sejfullah Sejfullahu, banor i Krushës së Madhe.

Për gati katër vjet janë marrë 202 dëshmi nga të mbijetuarit e asaj masakre e shumë dëshmitarë kanë ndërruar jetë. Por muzeu do të përfshijë shenjëzimin e vendeve ku ndodhi krimi.

“Ideja është që një qytetar i huaj, që nuk e ka mundësinë që të vijë fizikisht, mund të kyçet edhe në qasje direkte në Muzeun e Krushës në mënyrë virtuale, pasi që, të gjitha këto dëshmi, ç’farë do që janë , qofshin të historikut të dëshmive orale të të mbijetuarve të masakrës, përveçse në shqip, janë në proces të përkthimit më saktë në gjuhën angleze dhe serbe, me qëllim që gjeneratat e reja ta kuptojnë se sa i kanë hyrë në hak popullit shqiptar dhe popujve të tjerë”, tha Selami Hoti, përfaqësues i fshatit Krushë e Madhe.

Gjithsesi, muzeu i luftës do të jetë gati para përvjetorit përkujtimor.

“Vendosja e artefakteve, dëshmive të luftës, ka të bëjë vetëm me pjesën e Krushës së Madhe. Do të jetë prezantimi i ekspozitës i dëshmive, i ngjarjeve, dhe do ta shohim një objekt, një muze që kushdo që do të vijë ta vizitojë, ta shef dhimbjen, përjetimin, si dhe dëshmitë që kanë mbetur nga pjesa e luftës”, Arbër Zenuni, kryesues i Kuvendit Komunal të Rahovecit.

I gjithë territori i Rahovecit pothuajse është një muze lufte, pasi numërohen shumë masakra në atë pranverë, por në Krushë të Madhe atë mëngjes marsi u vranë, u masakruan 241 persona banorë e mysafirë të fshatit, ku ende figurojnë të zhdukur edhe 64 krushjanë, së bashku me profesorin Ukshin Hoti.

You Might Also Like

Policia shqiptoi për 24 orë, 2182 gjoba në trafik

Nis konferenca ndërkombëtare e Kosovës për kërkime arsimore

Parashikimi i motit në Shqipëri

Ngjarjet e datës 26 qershor

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira të pakta

Kosova Times February 4, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Zyrtarja e Departamentit Amerikan të Shtetit, Victoria Nuland po pensionohet

Kosova Times Kosova Times March 5, 2024
Shtëpia e Bardhë shpjegoi se kujt i shërben Musk nën Trump
Gazetarët e pavarur rusë bëjnë thirrje për lirimin e gazetarit amerikan
ShP i Ukraines thote se forcat e tyre shkatërruan tre duzina automjete të rënda ruse dhe më shumë se 400 trupa brenda një dite
Shpërthim me eksploziv në një fabrikë në Fushë-Krujë, pamje nga vendngjarja (VIDEO)
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?