By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Historia e këngës, ‘Moj e mira te Pojata’
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Historia e këngës, ‘Moj e mira te Pojata’
Lajme

Historia e këngës, ‘Moj e mira te Pojata’

Kosova Times
Last updated: 2024/02/05 at 1:23 PM
Kosova Times Published February 5, 2024
Share
SHARE

Një nga këngët më të dashura të skenës të muzikës rok, “Moj e mira te Pojata”, që i dha zë Haki Misini dhe grupi MAK, ka një histori të veçantë të krijimit. Emisioni “Fjalë e Tinguj” në RTK jep dimensione të ndryshme kohore të rrugëtimit të kësaj kënge dhe të grupit përgjithësisht.

Grupi MAK u formuan në vitin 1973 në qytetin e Mitrovicës dhe njihet si grupi pionier i krijimtarisë së muzikës rok.

“Ia kemi lënë emrin MAK edhe një kohë nuk e kemi tregu domethënien e emrit, publiku në Mitrovicë e ndërlidhte ‘MAK’ me lulen me të njëjtin emër, e në fakt ne MAK e vu si ‘Muzicientët Ambicioz Kosovar’, që shprehet edhe ambiciet tona për muzikë, që më u bë të mirët në krejt Kosovën”, ka thënë Xhevdet Gashi, njëri nga pjesëtarët e grupit bashkë me Haki Misinin, Mehmet Tupellën, Rexhep Ismailin- Bulli, Haki Bajraktarin, Sedat Isufin.

Kompozitori Xhevdet Gashi në emisionin “Fjalë e Tinguj” ka dhënë detaje të krijimit të kësaj kënge, e cila ka dalë në dritë të publikut një vit pas krijimit.

“Këngën ‘Moj e mira te Pojata’ e kam bërë në konvikt në Prishtinë sa isha student në vitin 1975,  e kemi pas një fazë të testimit të këngës, një herë e kemi luajt nëpër evente të ndryshme për ta parë si po e pret publiku. Është incizuar në produksionin e Radio Televizionit të Prishtinës në vitin 1976”, ka thënë ai.

Gashi tutje ka thënë se kjo këngë dhe krijimtaria e MAK-ut përgjithësisht ka pasur një ndikim të dukshëm kulturor.

“Në vitin 1976 ka qenë festivali ‘Rinia këndon’. Ishim në sallën 1 tetori, ish-25 maji, salla ka qenë e stërmbushur mbi 3 mijë veta. Aty e kemi parë reagimin e publikut tepër i ngrohtë, aty e kemi dalluar që kjo këngë e ka kryer misionin e vet”, tregon Gashi.

Feim Kurhasani njohës i muzikës rok shprehet se Xhevdet Gashi ka ditë të përcjellë sensin e kërkesën e audiencave në atë kohë.

“Kjo këngë ka qenë në top lista me javë të tëra”, ka thënë ai.

Inspirimi tekstual i kësaj kënge ka qenë folklori, ndërkaq inspirimi muzikor ishte “ Black night” e grupit Deep Purple.

Përtej këngës “Moj e mira te pojata”, edicioni i kësaj jave i emisionit “Fjalë e tinguj” ka trajtuar edhe segmente tjera të krijimtarisë së grupit MAK. Xhevdet Gashi tregon se si u inspirua nga poezia e Latif Berishës,

“U ndava i kënaqur me të po nuk m’u duk pak që bëra për ‘Tri gota’ si poezi, më vonë në vitet e 80-ta e komponova edhe një herë për korin miks të Radio Prishtinës. Profesor Rafet Rudi e realizoi shumë bukur, m’u duk që ia dhashë hakun”, thotë ai.

Rishtazi është bërë promovimi i librit “MAK Prijës i muzikës ROK” nga Naim Kurteshi.

You Might Also Like

Ekspozita `Shtëpi` hapet sonte në Galerinë Kombëtare

“Fluturimi mbi Teatrin e Kosovës” shfaqet në Ferizaj dhe Prishtinë

UNESCO njeh zyrtarisht lahutën shqiptare

Kori i Filharmonisë së Kosovës në programin “Arti në shkolla”

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Kosova Times February 5, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Shala: A po rrezikohet rikthimi i KGB-së pas konfliktit Rusi-Ukrainë?

Kosova Times Kosova Times October 6, 2024
Policia në Prishtinë sekuestron 11 armë dhe realizon 175 urdhëresa
Pezullohet përkohshisht shërbimi online “Gjej dhe ndërro Qendrën e Votimit”
Von der Leyen: Evropa duhet t’i rishikojë themelet e sigurisë dhe ta forcojë mbrojtjen e Ukrainës
Forcat e Armatosura të Ukrainës në rajonin e Kurskut kapën rekrutët rusë
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?