By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Messi mbërriti në Indi dhe shkaktoi trazira , shikoni pritjen e jashtëzakonshme që iu bë
December 13, 2025
Witkoff udhëton për në Berlin: A mund të arrihet paqja në Ukrainë deri në Krishtlindje?
December 13, 2025
Kritikëve publikë të qeverisë ruse do t’u hiqet e drejta për të ardhura në Rusi dhe për shërbimet konsullore jashtë vendit, si dhe do t’u ndalohet shitja e apartamenteve dhe makinave
December 13, 2025
Qyteti çek ku lindi dollari
December 13, 2025
Shtëpia e Bardhë më e pasur në histori: Administrata Trump ka 12 miliarderë
December 13, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Çeku: Për të gjitha stadiumet është siguruar buxheti
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Çeku: Për të gjitha stadiumet është siguruar buxheti
Sport

Çeku: Për të gjitha stadiumet është siguruar buxheti

Kosova Times
Last updated: 2024/02/06 at 1:40 PM
Kosova Times Published February 6, 2024
Share
SHARE

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike ka shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Renovimi dhe rikonfigurimi i stadiumit të qytetit në Mitrovicë, Gjilan dhe Gjakovë”. Ministri Hajrulla Çeku bëri të ditur se për të gjitha stadiumet është siguruar buxheti.

Ministri i MKRS-së, Hajrulla Çeku, në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ka theksuar se pajtohet pjesërisht me auditimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit.

Ministri Çeku raportin e tij e nisi me stadiumin e Gjilanit mbi të cilin njoftoi për shkëputjen e kontratës me operatorin që ka qenë duke i realizuar punimet . Sipas tij, në koordinim me Komunën e Gjilanit shkëputja është bërë para se të bëhet raporti i Zyrës Kombëtare të Auditimit.

“Kemi nisur analizën e gjendjes dhe kemi nisur procedurën e prokurimit të hapur të rregullt për kontraktimin e operatorit për hartimin e projektit zbatues, sepse në operatorin e kaluar nuk kishte projekt zbatues final”, ka deklaruar Çeku.

Ministri Çeku ka thënë se plani është bërë dhe se bashku me Ministrinë e Financave është hartuar dhe ndarë buxheti për këtë stadium që kap shifrën rreth 15 milionë euro. Ndërsa ka thënë se me Komunën e Gjilanit është arritur një memorandum në zbatimin e procedurave të prokurimit.

Çeku bëri të ditur se për të gjitha stadiumet është siguruar buxheti, duke përfshirë edhe stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, për të cilin janë siguruar rreth 13 milionë euro.

Ministri Çeku më tej shtoi se janë trajtuar edhe rekomandimet e ZKA-së lidhur me kategoritë, konsultave me UEFA-në dhe të tjera.

Pas raportimit, ministri Çeku iu përgjigj pyetjeve të deputetëve e njëra nga to ishte për memorandumin e arritur me 16 komuna të Kosovës për infrastrukturën e sportit, konkretisht futbollit, në Kosovë.

Sipas ministrit, është duke u bërë një punë e mirë në bashkëpunim ndërmjet kryetarëve të komunave, të FFK-së dhe ekspertëve të UEFA-s.

Ministri Çeku bëri të ditur se stadiumi nacional duhet përfundimisht të caktohet lokacioni, që sipas tij duhet të jetë si rezultat i një master-plani, i cili, sikundër njoftoi ai, duhet të hartohet më së largu gjatë verës.

Çeku përmendi edhe lojërat mesdhetare, që, siç njoftoi ai, së shpejti ligji për këto lojëra do të trajtohet në Kuvend.

“Në Kuvend së shpejti vjen ligji i veçantë për “Lojëra Mesdhetare”. Ai ligj i përcakton krejt veprimet përfshi edhe themelimin e Komitetit Organizativ, ku porositet master-plani i cili jep përgjigje shumë çështjeve e sidomos lokacionit të stadiumit nacional, ku pastaj ne jemi të lirë për nisjen e ndërtimit të këtij stadiumi”, deklaroi Çeku.

Ndërkaq për stadiumin e futbollit në Pejë janë ndarë rreth 14.5 milionë euro; në Gjakovë dhe në Prizren janë në fazën përmbyllëse të punimeve të stadiumeve, derisa në Ferizaj në ndërtimin e stadiumit të ri llogaritet të jetë rreth 12.5 milionë euro; në Shtime në renovimin e stadiumit arrin shifrën rreth 2 milionë euro; ndërsa në Rahovec e Suharekë pritet të përcaktohet lokacioni i ndërtimit të stadiumeve, derisa në Malishevë, në Vushtrri dhe stadiumi “Riza Lushta”, në Mitrovicë, mbetet të sigurohen mjete për renovimin  tyre.

You Might Also Like

5.8 milionë euro për ndërtimin e Qendrës Nacionale të Xhudos në Pejë

Bora fiton në Pejë, Sigal Prishtina triumfon në fund

Nderohet jeta dhe vepra e ish-boksierit legjendar, Nazif Gashi

Shuhet ikona e boksit kosovar, Nazif Gashi

Osmani viziton Dritën, e përgëzon për suksesin në Evropë

Kosova Times February 6, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Blinken: Kina, furnizuesi kryesor i industrisë ushtarake ruse

Kosova Times Kosova Times April 19, 2024
Bukuroshja akuzon te dashurin, reprezentuesin e njohur për dhunë dhe dëmtim te silikoneve,reagon kombëtarja
Rusia “kushtëzon” armëpushimin: Do të jetë sipas kushteve të vendosura nga Moska, jo nga Uashingtoni
LDK, dënon sulmet ndaj policëve nga bandat kriminale në veri, kritikon qeverinë për mos koordinim me aleatë
Sorensen pasi doli nga qeveria: Kompromiset përcaktohen nga palët|VIDEO
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?