By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë
December 12, 2025
Emisari francez merr pjesë konferencën për dialogun Kosovë-Serbi
December 12, 2025
Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici
December 12, 2025
Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin
December 12, 2025
Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit
December 12, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ushtria amerikane e vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ushtria amerikane e vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad
Rajon / Botë

Ushtria amerikane e vret liderin e një milicie të mbështetur nga Irani në Bagdad

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 12:13 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE
Një komandant i lartë i milicisë së mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, është vrarë nga një sulm amerikan me dron në Bagdad të mërkurën mbrëma, njoftoi ushtria amerikane.Lideri i Kataib Hezbollahut dhe dy roje të tij ishin në veturë kur ajo u godit nga një dron në lindje të kryeqytetit irakian.Shtetet e Bashkuara kanë thënë se ky komandant ishte përgjegjës për udhëheqjen e sulmeve ndaj trupave amerikane në rajon.Në një komunikatë për media, Komanda Qendrore e ShBA-së tha se “nuk ka indikacione për dëme kolaterale, apo për viktima civile”.Ajo shtoi se Shtetet e Bashkuara “nuk do të ngurrojnë t’i mbajnë përgjegjës të gjithë ata që e kërcënojnë sigurinë e forcave tona”.Sulmi – i cili ndodhi në orën 21:30 në Bagdad – ka shumë mundësi t’i tensionojnë edhe më shumë marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Bagdadit.Sulmi ndodhi dy ditë pasi ushtria amerikane kreu sulme ajrore ndaj dhjetëra caqeve në Irak dhe në Siri, të cilat përdoren nga milicitë e mbështetura nga Irani dhe nga Garda Revolucionare e Iranit.Ushtria amerikane po i kryen këto sulme në rajon si hakmarrje ndaj një sulmi me dron i cili i vrau tre ushtarë amerikanë dhe i plagosi mbi 40 të tjerë në një bazë amerikane në Jordani në fund të janarit.SHBA-ja e ka fajësuar Rezistencën Islamike në Irak, një koalicion i gjerë i milicive të mbështetura nga Irani, për sulmin në Jordani.Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, si dhe liderët e tjerë të lartë amerikanë, kanë paralajmëruar vazhdimisht se ShBA-ja do të vazhdojë të hakmerret kundër atyre që janë përgjegjës për sulmin në Jordani.Ata kanë lënë të kuptohet se liderët kryesorë të milicive me gjasë janë caku kryesor.Gati 170 sulme janë kryer kundër forcave amerikane në Irak dhe në Siri prej 18 tetorit, por sulmi më i fundit në Jordani – i vetmi në këtë vend deri tani – ishte i pari që ua mori jetën trupave amerikane.Kataib Hezbollah kishte thënë në një komunikatë pas sulmit të janarit se do t’i ndalte sulmet ndaj trupave amerikane për ta shmangur “turpërimin e Qeverisë irakiane”, por micilitë e tjera i kanë vazhduar sulmet.

You Might Also Like

Europoli kërkon fallexhiun me pseudonimin “Amela” ajo vodhi në të gjithë Evropën në një mënyrë të rrallë

Kremlini ka lejuar krijimin e një “zone të demilitarizuar” në Donbas – atje nuk do të ketë trupa, por do të ketë Garda Kombëtare Ruse dhe polici

Gjykata e Moskës dënon në mungesë prokurorin e GjNP, Karim Khan, me 15 vjet burg për sigurimin e një urdhër-arresti për Putinin

Trump miratoi sulmet e Ukrainës ndaj flotës në hije të Putinit

Lukoil ka punësuar një ish-këshilltar të Trump si konsulent për shitjen e aseteve të huaja

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Rama: Ndjehem krenar me arritjet e sportistëve të Kosovës në Paris

Kosova Times Kosova Times August 7, 2024
“KonicaFest” në nder të 70 vjetorit të themelimit të ShFMU “Faik Konica”
Shqipëri, 20 vatra zjarri në 24 orët e fundit në vend, 3 ende aktive
Zyrtarët e BE-së dhe SHBA-së presin përparim në takimin Vuçiq-Kurti, analistët janë të ndarë
MASHTI: Anëtarësimi i Kosovës në EAfA i hap rrugë mundësive të reja
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?