By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
India i rrëzoi 6 avionë ushtarakë pakistanezë gjatë luftimeve të majit
August 9, 2025
Një recetë për kungulleshka të pjekura me patate që janë aq të shijshme sa mund t’i hani pa mish
August 9, 2025
Kushtetuta dhe “Akademia e Rrumpallës” në Parlamentin e Absurdes
August 9, 2025
Axios: SHBA-të, Ukraina dhe Evropa do të takohen për të zhvilluar një qëndrim të përbashkët përpara bisedimeve Trump-Putin
August 9, 2025
Më shumë se 30 persona të plagosur pas shpërthimit në një uzinë në Sterlitamak
August 9, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së
Lajme

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 4:04 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Dështon themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ngase shumica parlamentar nuk mori pjesë në votim.

Për themelimin e këtij komisioni votiuan29 deputetë, derisa deputetët e shumicës parlamentare nuk votuan, kështu që kjo çështje ka mbetur të shqyrtohet në seancën e radhës.

Polemika në Kuvend për themelimin e Komisionit Hetimor për punën e MPJD-së

Shqyrtimi i themelimit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, po shoqërohet me polemika në Kuvendin e Kosovës.

Ideatorja e këtij propozimi, Ariana Musliu-Shoshi, nga PDK ka thënë se ky komision vjen si mundësi për shqyrtim të emërimeve dhe shkarkimeve të paligjshme të anëtarëve të shërbimit të jashtëm dhe zyrtarëve të kësaj ministrie.

Ganimete Musliu ka thënë se kundërshtimi i themelimit të këtij komisioni do të shihet si tendencë për të fshehur diçka.

Të njëjtën përkrahje për themelimin e këtij Komisioni e kanë shprehur edhe përfaqësuesit e AAK-së dhe të LDK-së.

Ndërkaq VV ka kërkuar zgjatje të hetimit, duke thënë që të hetohen edhe punët e ministrave të kaluar dhe kabinetit të tyre.

Arbëreshë Kryeziu – Hyseni nga kjo parti ka kërkuar diskutimin e kësaj çështje kur ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ndodhet në Kuvend.

“Ministrja Gërvalla nuk gjendet këtu sepse është në New York, në Këshill të Sigurimit për ta mbrojtur Republikën e Kosovës përballë kërkesës së Vuçiqit për të diskutuar për Kosovën sot aty. Çka do të duhej të bënim sot ne, do të ishte që bashkërisht do të duhej të ishim në mbrojtje të asaj se si do të prezantohet sot Republika e Kosovës dhe jo të tentohet të tërhiqet vëmendja me një kërkesë të tillë për të krijuar një komision hetimor në një moment kaq të rëndësishëm si ky, që pritet të ndodhë pas pak orësh”, tha Kryeziu – Hyseni.

You Might Also Like

Edhe 5 ditë afat për aplikim online të subjekteve politike për zgjedhje

Reagim i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë për bllokimin e TV News 24

Një person në Bellanicë të Malishevës gjendet pa shenja jete në një fushë

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi dy mijë e 500 gjoba në trafik

Osmani: Kosova është krenare që qëndron krah për krah me SHBA

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Ministria Britanike e Mbrojtjes: Humbjet ruse në Ukrainë arritën në 550 mijë njerëz

Kosova Times Kosova Times July 23, 2024
Hapet thirrja për subvencionim të sistemeve diellore për familje e biznese
Lavrov dhe Medvdeve i shkruajnë Dodikut, sepse po i kundërvehet Perëndimit
PSG nuk planifikon të shesë Xavi Simons, Leipzig shpreson në huazimin e tij
Fushatat zgjedhore – më të orientuara kundër të tjerëve, sesa në promovim idesh
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?