By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KE nis procedurat kundër Sllovakisë për ndryshimet kushtetuese
November 21, 2025
Mësuesi rus i balalaikes ngulfte fëmijët me një qese plastike
November 21, 2025
Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë
November 21, 2025
“Nuk e di nëse vëllai im u vra nga një ushtar serb apo nga një turist italian”
November 21, 2025
Trafikanti shqiptar në Oropos dhe marrëveshja në Ishujt Kanarie
November 21, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: PDK prish koalicionin me LDK-në në kryeqytet
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > PDK prish koalicionin me LDK-në në kryeqytet
Lajme

PDK prish koalicionin me LDK-në në kryeqytet

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 4:45 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Partia Demokratike e Kosovës e ka prishur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës në Komunën e Prishtinës. Vendimin e ka bërë të ditur kryetari i PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili, menjëherë pasi Kuvendi Komunal ka votuar për anulimin e vendimit për këmbim të pronave në Badoc.

“Pasi shfuqizuam vendimin për Badoc, shkëpusim koalicionin qeverisës në Prishtinë. Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës sot, PDK mundësoi kuorumin dhe votoi pro shfuqizimit të vendimit për këmbimin e dëmshëm të pronave në Badoc. Sapo dërgova shkresën zyrtare tek Përparim Rama për të komunikuar vendimin për shkëputjen e koalicionit qeverisës në Prishtinë. Drejtorët e drejtorive komunale dhe aksionerët e PDK-së në ndërmarrje publike kanë dhënë dorëheqjet e tyre”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Ai tutje ka thënë se për dy vjet shërbim, ekipi i PDK-së solli një dinamikë të re në kryeqytet dhe ka bërë punë të jashtëzakonshme në secilin dikaster.

“Nën udhëheqjen e shkëlqyer të nënkryetares Sahatçiu, drejtoritë e udhëhequra nga PDK janë vlerësuar si drejtoritë me performancën më të mirë, brenda dhe jashtë. Gjallërinë, sinqeritetin, pozitivitetin dhe dinamikën që e kishim në fushatën tonë ‘Prishtina na Bashkon’ e kemi përçuar edhe në qeverisjen e kryeqytetit dhe qytetarët janë dëshmitarët më të mirë për këtë gjë.

Ne nuk do të jemi pjesë e një qeverisjeje që dëmton interesin publik, ku mungon komunikimi, ku puna e mirë nuk vlerësohet dhe meritokracia përbuzet”, ka shkruar tutje Ismaili.

Ai ka thënë se duke mos dashur asnjëherë që Prishtina të bllokohet, janë tërhequr nga të gjitha pozitat, për të hapur rrugë për krijimin e një shumice të re në kryeqytet. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Lirohet ish-polici Arbnor Spahiu nga burgu i Serbisë

Aksident në vendin e punës në Prishtinë, një i vdekur, një i lënduar

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen tre automjete, humb jetën një person

Policia e Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin operacional `Shpata e Artë`

Çështja e udhëheqësit të Prokurorisë krijon përçarje në KPK

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News

Spajiq shpallet mandatar për formim të Qeverisë në Mal të Zi 1 orë më herët

Kosova Times Kosova Times August 10, 2023
Dështon rezoluta që kërkon dialog me serbët për rikthim në institucione
Një dron sulmoi një fabrikë në Bashkortostan
Argjentina, kampione e botës
Familja mbretërore në shesh, Camilla nxjerr brumin me kuzhinier Bottura
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?