By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
KQZ s’ka datë për shpalljen e rezultateve përfundimtare
January 9, 2026
Arrestimi i Maduros: Takimi në Vatikan, bileta e Moskës dhe fundi i lojës nga SHBA-të
January 9, 2026
Qipro: Hetimet tregojnë kërcënim hibrid me origjinë ruse
January 9, 2026
VIDEO Agjenti që vrau një grua në Minneapolis filmoi gjithçka me celularin e tij. Mediat amerikane publikuan pamjet
January 9, 2026
Kroati fiton gjashtë çmime Eurojackpot me nga pothuajse 60,000 euro secila
January 9, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ademi takon Çeferin dhe Infantino, flasin për zhvillimin e futbollit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Sport > Ademi takon Çeferin dhe Infantino, flasin për zhvillimin e futbollit
Sport

Ademi takon Çeferin dhe Infantino, flasin për zhvillimin e futbollit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 5:25 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Presidenti Agim Ademi, i cili po merr pjesë në Kongresin e 48 të UEFA-s në Paris si dhe në 70 vjetorin e themelimit të saj, ka zhvilluar takime me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Çeferin dhe presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino.

“Në takimin me presidentin e UEFA-s, Çeferin, presidenti Ademi e ka informuar atë rreth zhvillimeve në FFK dhe për projektet që janë në zhvillim e sipër dhe ato që pritet të realizohen. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte projekti për stadiumin “Fadil Vokrri”, ku do të bëhet ndërrimi i fushës në hibrid, në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Marrëveshja mes dy institucioneve do të nënshkruhet së shpejti dhe më pas të fillojnë punimet në këtë projekt, në mënyrë që stadiumi të jetë i gatshëm për ndeshjet zyrtare të Kombëtares së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas këtij njoftimi, në takimin me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, presidenti Ademi ka prezantuar projektet e FFK-së që janë nën mbikëqyrjen e FIFA-s, e ku brenda pak ditëve një delegacion i FIFA-s pritet të vizitojë Kosovën për të parë nga afër zhvillimin e projekteve dhe të futbollit në vendin tonë.

“Gjatë Kongresit të UEFA-s, presidenti Ademi ka zhvilluar një takim miqësor edhe me presidentin e Federatës Turke të Futbollit, Mehmet Büyükekşi dhe delegacionin e kësaj federate. Në këtë takim, i pari i FFK-së ka shprehur dëshirën për një bashkëpunim edhe më të ngushtë ndërmjet Federatës së Futbollit të Kosovës dhe Federatës Turke të Futbollit në të gjitha drejtimet”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e shtëpisë së futbollit kosovar.

Në punimet e Kongresit të UEFA-s u miratuan ndryshimet në statutin e UEFA-s, raporti financiar, si dhe u caktuan anëtarët e Shoqatës së Klubeve Evropiane dhe Shoqatës së Ligave Evropiane, të cilët do të shërbejnë në Bordin e Drejtorëve të UEFA-s. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Bashkimi dënohet pas sulmit ndaj Dardan Berishës

Xhaka e Shaqiri solidarizohen me Kosovën pas vërshimeve

FFK organizon punëtorinë e parë mjekësore në nivel vendi

Nisin ethet e Kupës së Kosovës në basketboll

Kosova U18 sot sfidon Turqinë në ndeshjen e fundit në grup

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Klimatologu per veren qe po e presim: Fenomene të mundshme që i kemi parë vetëm në filma

Kosova Times Kosova Times April 9, 2024
Natë e përgjakshme në Suedi: Gjashtë të plagosur nga të shtënat, autori është 14-vjeçar
Osmani: BE t`i hapë dyert për Kosovën, t`i heq masat
Haavisto e Sorensen, kandidatë favorit për emisar të BE-së për dialog
Osmani takon Bashën: Është duke u analizuar konstituimi i Kuvendit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?