By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro
November 25, 2025
“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?
November 25, 2025
Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian
November 25, 2025
Osmani: Qytetarët të shmangin kalimin nëpër Serbi gjatë udhëtimeve
November 25, 2025
Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës
November 25, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: ShBA-ja sulmon caqet e Huthëve në Jemen
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > ShBA-ja sulmon caqet e Huthëve në Jemen
Rajon / Botë

ShBA-ja sulmon caqet e Huthëve në Jemen

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 6:13 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka konfirmuar se forcat e saj kanë kryer disa sulme ajrore ndaj sistemeve raketore të lëvizjes rebele, Huthi, duke argumentuar se rebelët po përgatiteshin të kryenin sulme që kërcënonin Marinën amerikane dhe anijet tregtare.

Në orët e vona të së mërkurës, forcat e Komandës Qendrore të ShBA-së “kryen sulme vetëmbrojtëse ndaj dy raketave lundruese mobile të Huthëve, që ishte gati të lëshoheshin ndaj anijeve në Detin e Kuq”, tha Komanda amerikane në një deklaratë të publikuar më 8 shkurt në X, që më herët njihej si Twitter.

Komanda Qendrore amerikane tha se pas këtij sulmi, forcat amerikane “kryen një sulm të dytë ndaj raketave të pozicionuara në tokë, të cilat ishin gati të lëshoheshin nga Huthët”.

Ushtria amerikane tha se kishte identifikuar raketat në zonat e Jemenit, që kontrollohen nga Huthët, duke shtuar se Komanda Qendrore vendosi se ato paraqisnin “kërcënim të menjëhershëm për anijet e Marinës amerikane dhe për anijet tregtare në rajon”.

Të mërkurën, agjencia e lajmeve e Huthëve raportoi se ShBA-ja dhe Britania kishin goditur caqe në provincën Hodeida të Jemenit.

Rebelët e Huthit, që mbështeten nga Irani, kontrollojnë shumicën e Jemenit. Kjo lëvizje rebele, që nga nëntori i vitit të kaluar ka nisur sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit. Rebelët thanë se sulmet kishin për shënjestër anijet e lidhura me Izraelin dhe se ata po sulmonin anijet në mbështetje të palestinezëve, pas nisjes së luftës midis Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

ShBA-ja dhe Britania janë përgjigjur me sulme ndaj Huthëve, dhe që atëherë rebelët kanë thënë se interesat amerikane dhe britanike do të konsiderohen caqe legjitime.

Më herët gjatë javës, Huthët thanë se kanë sulmuar anije amerikane dhe britanike gjatë dy sulmeve të kryera në Detin e Kuq.

Sulmet në Detin e Kuq, një rrugë vitale ku kalon afër 12 për qind e tregtisë globale, kanë detyruar shumë kompani të ndryshojnë rrugën e transportit të mallrave.

You Might Also Like

Vend parkimi prej 11 metrash katrorë në Athinë u shit për 197,000 euro

“Rrezik”: Çfarë përcollën mediat ruse nga fjalimi i Vuçiçit në lidhje me Industrinë Serbe të Naftës?

Secili ndan një hartë që tregon personin më të famshëm nga secili vend evropian

Operacioni i Madh i Ukrainës me Dron + Raketa djeg ‘AWAC’-et ruse dhe rafineritë e naftës

Çfarë monstra . Përdhunojnë vajzën (18) para syve të të fejuarit të saj

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Një gjeneral ukrainas me mbiemër ‘rus’ është komandanti i parë i territorit të pushtuar – cili është Eduard Moskalyov

Kosova Times Kosova Times August 16, 2024
Tenton të vrasë partnerin e saj emocional
ShBA-ja dhe Britania e godasin Bjellorusinë me sanksione të reja
ShBA-ja sanksionon katër rusë lidhur me helmimin e Navalnyt
Drita e mposht skuadrën polake
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?