By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Tre persona humbën jetën në një aksident hekurudhor në Gjermani
July 27, 2025
Lladrovci paralajmëron se do të garojë për kryetar të Drenasit
July 27, 2025
TV rus: Beogradi u paralajmërua, do të jetë me tradhtarët si gjithmonë
July 27, 2025
SHBA-të dhe Kina u përplasën në OKB: “Ndaloni së inkurajuari agresionin rus”
July 27, 2025
Gurët që heshtin, populli që nuk dëgjohet
July 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Meta largon llogaritë e liderit suprem të Iranit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Hi-tech > Teknologji > Meta largon llogaritë e liderit suprem të Iranit
Teknologji

Meta largon llogaritë e liderit suprem të Iranit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/08 at 7:15 PM
Kosova Times Published February 8, 2024
Share
SHARE

Kompania Meta ka larguar llogaritë që mirëmbahen nga Zyra e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei në Instagram dhe Facebook, për shkak të postimeve që ishte bërë në mbështetje të grupit palestinez, Hamas, i cili është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Ne kemi larguar këto llogari pasi në vazhdimësi ato kanë shkelur politikën tonë për organizatat dhe individët e rrezikshëm”, tha në një përgjigje dërguar Radios Evropa e Lirë një zëdhënës i rrjetit social, Instagram, që është pjesë e kompanisë Meta.

Kjo politikë përfshirë organizatat që janë në listën e zezë të Qeverisë amerikane.

Meta nuk iu referua në mënyrë eksplicite Hamasit, por Khamenei ka lavdëruar sulmet e grupit radikal palestinez ndaj Izraelit më 7 tetor, kur u vranë afër 1.200 persona dhe u morën peng afër 250 të tjerë. Izraeli u kundërpërgjigj duke nisur një ofensivë vdekjeprurëse ndaj Hamasit në Rripin e Gazës.

Irani është një mbështetës i fuqishëm i Hamasit, por ka mohuar se është përfshirë një sulmin që grupi radikal palestinez kreu ndaj Izraelit.

Ambasadori i Teheranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeed Iravani, në një intervistë për NBC News dhënë më 7 shkurt tha se Irani ka armatosur, stërvitur dhe “fuqizuar” grupet militante palestineze.

Departamenti amerikan i Shtetit më 2020 vlerësoi se Irani “historikisht i ka dhënë 100 milionë dollarë në vit” grupeve militante palestineze, përfshirë Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez.

Në tetor të vitit 2023, Meta tha se do të largonte “lavdërimet dhe mbështetjen” për Hamasin.

Zyra e Khameneit ka mirëmbajtur disa llogari në disa gjuhë në rrjetet sociale Instagram, Facebook dhe Twitter. Të gjitha këto platforma janë të bllokuara në Iran.

Llogaria e liderit iranian në Instagram në gjuhën persiane, që ka mbi 5 milionë ndjekës, është në mesin e llogarive që janë larguar nga Meta.

Para se miliarderi Elon Musk të blinte X, që më herët njihej si Twitter, në këtë rrjet social ishin larguar disa llogari të lidhura me Zyrën e Khameneit, për shkak të postimeve që përmbanin kërcënime ndaj ish-presidentit amerikan, Donald Trump.

You Might Also Like

OneHost zgjerohet në SHBA – kompania kosovare hap zyrën e saj në Amerikë

Zhvilluesit e inteligjencës artificiale kanë frikë se ata vetë së shpejti do të ndalojnë së kuptuari se si funksionon

Google sjell në Itali inteligjencën artificiale që gjeneron video nga teksti, një logo për t’i dalluar ato

Syzet inteligjente të Google: Përkthim dhe navigim në kohë reale për udhëtarët

Skype do të mbyllet brenda pak ditësh

Kosova Times February 8, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Aksident i rëndë trafiku në Kroaci: Më shumë se 10 automjete janë përplasur, një person ka humbur jetën, 11 të plagosur

Kosova Times Kosova Times January 15, 2023
Nga dhunues në vrasës: Pse po dështon Kosova të parandalojë vrasjen e grave?
Një qytet fantazmë ku ende jeton legjenda e Romeos dhe Xhulietës kalabreze
700 nxënës bojkotojnë mësimin për shkak të një djali problematik
Mbyllet afati kalimtar i janarit, këto janë blerjet më të shtrenjta
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?