By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Qyteti ku mund të hash ushqim gurme për vetëm një euro
November 3, 2025
Protesta e paguar në Ambasadën e Ukrainës në Varshavë – provokim rus për 40 dollarë?
November 3, 2025
Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe
November 3, 2025
Sveçla: Serbia po vazhdon me veprime destabilizuese ndaj Kosovës
November 3, 2025
Keqinformimi ndikoi në zgjedhjet lokale 2025
November 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Në zemër të Bjellorusisë: Vizatime prekëse nga një i burgosur politik
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Në zemër të Bjellorusisë: Vizatime prekëse nga një i burgosur politik
Rajon / Botë

Në zemër të Bjellorusisë: Vizatime prekëse nga një i burgosur politik

Kosova Times
Last updated: 2024/02/10 at 9:03 PM
Kosova Times Published February 10, 2024
Share
SHARE
Ekspozita e quajtur “Në zemër të Bjellorusisë” në Varshavë, shfaqi vizatimet e të burgosurit politik Paval Sevyarynets, të bëra gjatë burgosjes së tij.Veprat e artit, të marra nga letrat që ai i dërgoi familjes së tij, janë portrete prekëse dhe skena idilike të Bjellorusisë.Sevyarynets, i cili është njohur nga grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut si i burgosur politik, ka përdorur lapsa dhe fleta të fletoreve për vizatimet, të cilat më vonë u zmadhuan për ekspozitën.
Pamje nga ekspozita e të burgosurit politik Paval Sieviaryniec në Varshavë të Polonisë
Pamje nga ekspozita e të burgosurit politik Paval Sieviaryniec në Varshavë të Polonisë
Sevyarynets, 48-vjeçar, i cili është shkrimtar dhe politikan opozitar, është po ashtu bashkëkryetar i partisë së paregjistruar bjelloruse, Demokracia Kristiane. Ai është dënuar me shtatë vjet burgim nga një gjykatë rajonale në qytetin lindor të Mahiljou në maj 2021 me akuzën e “organizimit të trazirave masive” lidhur me zgjedhjet e diskutueshme presidenciale të vitit 2020.Alyaksandr Lukashenka vazhdoi të mbajë pushtetin pas zgjedhjeve, por rezultatet u konsideruan gjerësisht se ishin manipuluar. Si rezultat, Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe vende të tjera kanë refuzuar të njohin Lukashenkan si udhëheqësin legjitim të Bjellorusisë.
Një vizatim i dedikuar për djalin e tij, Frantsishak
Një vizatim i dedikuar për djalin e tij, Frantsishak
Vizatime nga burguEkspozita shfaq rreth 70 vizatime, duke përfshirë portrete të familjes së Sevyarynets, kisha bjelloruse, peizazhe dhe mesazhe të përzemërta për djalin e tij. Pavarësisht sfidave të izolimit, Sevyarynets përdor vizatimin për të ndarë histori dhe për të mbajtur një lidhje me familjen e tij.
Familja Sevyarynets: Kastus (babai), Tatsyana (nëna), Volha (gruaja) dhe Frantsishak (djali)
Familja Sevyarynets: Kastus (babai), Tatsyana (nëna), Volha (gruaja) dhe Frantsishak (djali)
Një tjetër vizatim i Paval Sevyarynets
Një tjetër vizatim i Paval Sevyarynets
Vizatimi i parë i bërë në ditën e tretë të arrestimit të tij titullohet “Mini Cooper për Francis”, data e shënuar nga vet Sevyarynets është 10 qershor 2020.Sevyarynets vizatoi gjithashtu një autobus elektrik bjellorus dhe vetura të tjera.
Disa vizatime të tjera nga Paval Sieviaryniec
Disa vizatime të tjera nga Paval Sieviaryniec
Gjatë izolimit, Sevyarynets mësoi se i kishte vdekur babai, i cili vdiq më 1 tetor 2021.Më 2 tetor, ai në nderim të babait të tij bëri me vizatimin të cilin e titulloi: “Portretin e babait tim: shkrimtarit Kastus Sevyarynets”.
Shtëpia verore e vizatuar nga Paval Sieviaryniec
Shtëpia verore e vizatuar nga Paval Sieviaryniec
Vizatimi i fundit i marrë nga familja e tij titullohet ‘Shtëpia verore’, e cila mendohet të jetë vizatuar mes datës 27 shkurt dhe 1 mars 2022.Ky vizatim ka të shënuar mesazhin: “Mirupafshim, babi! Do të fitojmë, patjetër”. Në këtë vizatim shihet një burrë i moshuar me grushtin e tij të mbajtur lart, ndërsa në veshjen e bardhë ka të vizatuar një zemër të kuqe.Pavarësisht se kishte mbaruar shkollën e artit, Sevyarynets nuk kishte vizatuar për një kohë të gjatë, sipas gruas së tij, Volha, e cila tha se ishte magjepsur kur kishte parë se burri i saj po i riktheheshin gradualisht aftësitë artistike.
Disa vizatime të tjera
Disa vizatime të tjera
Reagimet e vizitorëveAndrie, një nga vizitorët e ekspozitës, tha: “Si është e mundur të krijohen imazhe kaq interesante pas hekurave pa një këmbalec, letër normale ose mjete të veçanta vizatimi? Është për të ardhur keq që nuk mund ta pyes artistin”.
Vizatime shtesë të të burgosurit politik Paval Sevyarynets
Vizatime shtesë të të burgosurit politik Paval Sevyarynets
Gruaja e Sevyarynets për mediat lokale bëri publik edhe sekretin e saktësisë së vizatimeve.“Njerëzit i dërguan Pavalit shumë kartolina me peizazhe bjelloruse, nga të cilat ai rikrijoi kishat”, tha Volha.
Vizatime nga ekspozita
Vizatime nga ekspozita
Gjatë hapjes së ekspozitës, politikanë, miq dhe bashkëpunëtorë ndanë kujtimet e tyre për Sevyarynets, ndërsa theksuan rëndësinë e ekspozimit të veprave nga të burgosurit politikë.“Është mirë që kujtojmë të burgosurit politikë. Gjëja më e mirë që mund të tregojmë është puna e tyre. Kjo do të thotë që njerëzit nuk thyhen mbrapa grilave, ata vazhdojnë të krijojnë gjëra të bukura. Është e trishtueshme që gjithnjë e më shumë ka policë të burgosur politikë”, tha Tatsyana, një nga organizatorët.
Viachaslau Siuchyk një nga organizatorët
Viachaslau Siuchyk një nga organizatorët
“Të vizatosh një pikturë të tillë në një nga burgjet e Lukashenkas është një aftësi. Tani, kjo nuk është më e mundur. Sistemi është bërë më i ngurtë. Dhe kjo ekspozitë e veprave të të burgosurit politik Paval Sevyarynets duhet të ekspozohet në çdo parlament në Evropë”, tha figura opozitare bjelloruse, Vyachaslau Siuchyk.Libri i Paval Sevyarynets “I Love Bjellorusia” dhe kartolinat me veprat e tij artistike janë në shitje. Të ardhurat nga këto shitje do të shkojnë për ndihmën e të burgosurve politikë dhe personave me aftësi të kufizuara.

You Might Also Like

Picula: KE-ka qenë padrejtësisht e butë ndaj autoriteteve serbe

VMRO-ja fitoi në 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit, VLEN renditet e dyta me 9 komuna, LSDM e treta me 6 dhe AKI e katërta me 4 komuna

Një grua shtatzënë britanike (19) lirohet nga burgu në Gjeorgji. “Nuk e prisja këtë”

Kryeministri çek bie dakord për qeverinë me partitë e ekstremit të djathtë dhe euroskeptike

Rusët lëshojnë nëndetëse bërthamore me ‘armë të Ditës së Gjykimit’

Kosova Times February 10, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Bislimi premton përmirësim të kualitetit të jetës së komuniteteve

Kosova Times Kosova Times February 16, 2024
Miku i Putinit mendon per rifillimin e Nord Stream 2
Kosova U19 mundët nga Austria
Hoxhaj: Procesi politik riintegron komunitetin serb dhe largon bandat nga veriu
Miqtë Laburistë të Kosovës: Pro hapjen e urës, por kujdes nga efekti negativ
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?