By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Një aventurier amerikan, i cili ndiqej nga gjysmë milioni njerëz, u sulmua pranë Foçës dhe thotë se edhe ai u grabit
August 10, 2025
Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë
August 10, 2025
Haxhiu sot mban konferencë për media
August 10, 2025
Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik
August 10, 2025
27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha
August 10, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kërkohet dënim i merituar për të akuzuarin në rastin e gazetarit Selimi
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kërkohet dënim i merituar për të akuzuarin në rastin e gazetarit Selimi
Lajme

Kërkohet dënim i merituar për të akuzuarin në rastin e gazetarit Selimi

Kosova Times
Last updated: 2024/02/12 at 12:29 PM
Kosova Times Published February 12, 2024
Share
SHARE

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, është mbajtur fjala përfundimtare ndaj të akuzuarit Arsim Limani, i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë ndaj gazetarit të RTK-së, Alban Selimi.

Nga Prokuroria e Shtetit kanë thënë se tashmë është vërtetuar se i akuzuari, Arsim Limani ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në tentativë.

Prokurorja Javorka Perlinçeviq i ka propozuar gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit.

“Pas procedurës së provave, me analizimin dhe vlerësimin e provave të pranuara padyshim është vërtetuar se tash i akuzuari, Arsim Limani e ka kryer veprën penale vrasje e rënë në tentativë dhe nga kjo prokuroria i propozon gjykatës që të akuzuarin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit. Dhe se me rastin e caktimit dhe lartësisë së dënimit që të merr parasysh dëshmitarët që kanë qenë të propozuar në procedurë dhe që kanë qenë në seancë dhe që të akuzuarit t’i shqiptojë dënimin adekuat”, tha ajo.

Në anën tjetër, Kujtim Kerveshi, avokati mbrojtës i gazetarit, ka thënë se me vënien e zjarrit i akuzuari kishte për qëllim ta ndalojë atë në kryerjen e punës së gazetarit.

Ndërsa, i dëmtuari Alban Selimi, tha se i akuzuari është një recidivist me të kaluar kriminale dhe se gjykata nuk duhet që ta pranojë pendesën e tij pasi ajo nuk është e sinqertë.

Ai tha se me këtë sulm i akuzuari ka dashur që të ju marrë jetën atij dhe familjes së tij dhe se ky sulm i ka ndryshuar jetën atij dhe familjes së tij.

“Unë tashmë kam hyrë në dekadën e tretë të punës time si gazetar hulumtues dhe redaktor i redaksisë hulumtuese dhe kjo ka qenë ndër ngjarjet më të rënda të përjetuara në karrierën time, pavarësisht rreziqeve nëpër të cilat kam kaluar, duke trajtuar tema mjaft sfiduese dhe sensitive në interes të publikut. Asnjëherë nuk kam heshtur kundrejt krimit të organizuar, falsifikimeve, fajdeve, korrupsionit, trafikimit me qenie njerëzore, keqpërdorimeve me tenderë, drogës dhe dukurive tjera që kanë cenuar shoqërinë tonë demokratike. Për këtë, puna ime si gazetar hulumtues është shpërblyer më shumë se dhjetë herë me çmimet më të larta”, tha Selimi, duke shtuar se shpreson që askush të mos e përjetojë flakën në shtëpinë e tij.

Mbrojtësi i të akuzuarit, Fanol Krasniqi, tha se rasti është i ndikuar kryekëput nga mediat.

Ndërkaq, kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Medie Bytyqi tha se shpallja e vendimit do të mbahet me 15 shkurt në orën 11:30 minuta, duke shtuar se prezenca nuk është e obliguar.

You Might Also Like

Zelensky: Ukraina mbështet plotësisht deklaratën e përbashkët të udhëheqësve evropianë

Haxhiu sot mban konferencë për media

Policia shqiptoi për 24 orë, rreth dy mijë gjoba në trafik

27 vjet nga rënia e heroit të tri luftërave Bekim Berisha

Shënohet Dita e Dëshmorëve të Kaçanikut

Kosova Times February 12, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Marrëveshja e Ohrit në Kapitullin 35, për analistët serbë çështje e kryer

Kosova Times Kosova Times December 7, 2023
BE-ja u kërkon palëve të angazhohen me konstruktivitet
Si i kanë forcuar dronët grupet terroriste në Afrikë
Një rojtar vdiq në vend të punës në Malishevë
Elita e futbollit rikthehet me derbin e madh Drita-Prishtina
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?