By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Kurti, rekrutëve të FSK-së: Po e vazhdoni ëndrrën e luftëtarëve për liri
June 27, 2025
Komuna e Prishtinës me apel për qytetarët : Priten erëra të forta
June 27, 2025
Edhe një aktvendim i Komerciales pezullon njoftimin e ZRRE-së
June 27, 2025
Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën
June 27, 2025
Kishin fshehur 55 mijë euro në trup, dogana parandalon kontrabandën
June 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Promovohet në Prishtinë ‘Enciklopedia imagjinare’ e Bajram Kosumit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > Promovohet në Prishtinë ‘Enciklopedia imagjinare’ e Bajram Kosumit
Lajme

Promovohet në Prishtinë ‘Enciklopedia imagjinare’ e Bajram Kosumit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/13 at 7:14 PM
Kosova Times Published February 13, 2024
Share
SHARE

Pas Tiranës, libri më i ri i profesorit Bajram Kosumi është promovuar edhe në Prishtinë në Bibliotekën Kombëtare. Për postromanin “Enciklopedia imagjinare” kanë folur tre profesorët dhe studiuesit e letërsisë, Agim Vinca, Mexhan Avdyli dhe Ag Apolloni.

Profesori Vinca ka thëna se ta lexosh “Enciklopedinë….” e Kosumit është sikur të hysh në një pyll të madh dhe të dendur ku në çdo hap sheh peizazh mahnitëse por edhe skena dhe pamje të frikshme.

“Enciklopedia imagjinare është një vepër që vlen të lexohet. Madje edhe të rilexohet si për shkak të përmbajtjes së saj ashtu edhe për hir të rrëfimit të shkathët”, ka vlerësuar Vinca.

Duke folur për librin, Merxhan Avdyli ka shpjeguar se cila do të jetë lidhja e lexuesit me “Enciklopedinë imagjinare”.

“Pse libri i Kosumit dhe çka paraqet ai? Shkrimi shembull, leximi i lehtë, kuptimi i kristalizuar dhe interpretimi i pavarur janë katër përcaktuarës themelorë të lidhjes së lexuesit me librin e Kosumit”, ka thënë Avdyli.

Sipas tij, Enciklopedia imagjinare është një konglomerat zhanror dhe krejt origjinal.

“Duke qenë libri i tillë, nuk ka asnjë dilemë se shtrirja e tij te lexuesit dhe te studiuesi i letërsisë, madje jo vetëm shqiptar në të ardhmen do të marrë kuptimin letrar përkatësisht kuptimin e modelit letrat “Libri i Kosumit””, ka shtuar ai.

Në anën tjetër, profesori Ag Apolloni ka thënë se “Enciklopedia imagjinare” e ka elegancën e librit, elegancën e informacionit dhe elegancën e stilit.

Apolloni ka thënë se libri ofron shtigje të reja imagjinare të personaliteteve të njohura, situatave të njohura dhe fateve të njohura.

“Jep informacione për gjithçka që mund të dijë një autor ose një ekip. Në këtë rast kemi një autor që ka bërë punën e një ekipi dhe kjo mënyrë e shkrimit të një romani në formën dokumentare dhe imagjinare është has rrallë, shkruhet rrallë. Enciklopedia jep mundësi e leximit alternativ. E lexon një pjesë nga fillimi, mesi, fundi dhe prapë i kthehesh fillimit. Kemi faktet e dhëna dhe shpesh interpretimet ose variantet që dalin nga ato fakte”, ka vlerësuar Apolloni.

Autori i librit, Bajram Kosumi, ka shpjeguar se si 25-vjeçar nisi të shkruajë librin gjatë kohës sa ishte në burg i dënuar nga pushteti jugosllav.

“E vetmja kënaqësi, e vetmja dashuri përveç lirisë së Kosovës ka qenë kënaqësia ta shkruaj këtë libër”, ka thënë Kosumi, në fjalën para të pranishmëve.

‘Enciklopedia imagjinare/Postroman’, filloi të shkruhet në qelitë e Burgut të Nishit gjatë viteve 1985-1986 dhe përfundoi në vitin 2022, në Prishtinë.

You Might Also Like

Sonte Opera e Kosovës sjellë perlat shqipe me koncertin “Kosova në tinguj”

Kosova hap Këndin e Librit në Bibliotekën Kombëtare të Bullgarisë

MAShTI reagon ndaj zhvillimeve në Institutin Albanologjik: Emërimi i drejtorit u bë pa kuorum dhe është i pavlefshëm

IAP, MASHTI-t: Caktimi i u.d. drejtore, i bazuar në akte e procedura

​MAShTI heton vendimin për drejtorin e ri të Institutit Albanologjik

Kosova Times February 13, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Ish ministrja Bajrami godet ministrin Murati: Të shkoi mandati duke vajtuar, çdo ligj antikushtetues do përfundoj në gjykatë

Kosova Times Kosova Times May 20, 2023
Fushë Kosova ndan rreth 335 mijë euro për arsim
Kurti: I njohim targat e Serbisë pasi ajo ta zbatojë lejimin e targave RKS
Nënë e dy fëmijëve vdes në Alpe
Bild: Rogozin i sugjeroi Putinit të godiste Ukrainën me një raketë hapësinore të mbushur me TNT
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?