By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Ish-kreu i një burse kriptomonedhash gjendet i vdekur në qelinë e burgut në Turqi
November 2, 2025
Sulm në Angli, nëntë persona luftojnë për jetën. “Të plagosurit po iknin përmes trenit”
November 2, 2025
1,5 milionë meksikanë në paradën për Ditën e të Vdekurve
November 2, 2025
Horoskopi ditor për 2 nëntor
November 2, 2025
Mot sot me diell sot
November 2, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Kryeziu-Hyseni: Fokusi ka qenë te çështja e Banjskës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Kryeziu-Hyseni: Fokusi ka qenë te çështja e Banjskës
Lajme

Kryeziu-Hyseni: Fokusi ka qenë te çështja e Banjskës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/15 at 1:00 PM
Kosova Times Published February 15, 2024
Share
SHARE

Ka përfunduar raportimi me dyer të mbyllura i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi. Ai nuk është deklaruar për media, por kryetarja e komisionit, Arbëreshë Hyseni-Kryeziu foli para mediave.

Kryetarja e Komisionit për punë të jashtme dhe diasporë, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, ka thënë se gjatë raportimit të mbyllur për media në Komisionin për punë të jashtme dhe diasporë, zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka shpalosur dokumente konfidenciale që lidhen me procesin e dialogut.

“Vetë fakti që kemi vendosur ta mbajmë një takim të mbyllur është se zëvendëskryeministri na ka paralajmëruar se do të ndajë me ne disa dokumente të cilat janë konfidenciale dhe nuk preferohet të ndahen me opinionin për shkak se procesi është shumë fraxhil në fazën që është”, ka theksuar Kryeziu-Hyseni, në një deklarim për media pas përfundimit të mbledhjes.

Ajo ka thënë se deputetët kanë marrë informacione, të cilat sipas saj kanë qenë të nevojshme sidomos për deputetët e opozitës, të cilët i ka abuzuar për deklarime të pavërteta për procesin e dialogut.

“Fokusi ynë ka qenë te çështja e Banjskës dhe kemi folur shumë edhe për atë se çfarë pritet të ndodhë në procesin e dialogut tash e tutje, kemi marrë informacione që besoj se kanë qenë shumë të nevojshme të ndahen në veçanti për deputetët e opozitës të cilët herë pas here i shohim që nxjerrin në opinionin publik informacione që janë krejtësisht të pavërteta, ky lloj raportimi ka ndihmuar që të paktën këtë të mos e bëjnë tash e tutje”, tha ajo.

Sipas aj, për të pasur lëvizje në procesin e dialogut, duhet të ketë lëvizje nga ana e Serbisë. “Në këtë mes duhet të ketë lëvizje edhe nga ana e Bashkimit Evropian në kuptimin e trajtimit të palëve barabartë të palëve, përderisa vazhdon stagnimi prej Serbisë, është e pamundur të ketë progres”, ka deklaruar ajo.

Kryeziu-Hyseni ka adresuar kritika ndaj opozitës, që sipas saj ajo ka qëllim të keqinformimit.

Musliu-Shoshi akuzon Bislimin për “sulm personal”

Nga deputetët e opozitës është deklaruar vetëm deputetja e Pdk-së, Ariana Musliu. Ajo, e ka akuzuar zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi për “sulm personal” me akuza të ulëta në mbledhjen e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë.

“Mora një sulm personal, i cili nuk është aspak për t’u vlerësuar. Por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme personale mund edhe t’i bëj publike, pasi vlerësoj se jam faqebardhë në çdo aspekt. Ishin akuza të nivelit profesor-student, gjoja se jam kapur në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente në AUK, por kjo nuk qëndron pasi kam qenë studente me A-ja dhe kam qenë bursiste. Këto të dhëna janë lehtë të qasshme dhe më vjen keq për nivelin akademik dhe atë që përfaqëson Bislimi, kemi ardhur në pikën ku në vend se të raportojë për atë çka po ndodh dhe rrugën që po ndjek në dialog, shteti jonë në kohën kur nuk e kemi asnjë aleat të vetëm, lëshohet në një nivel kaq të ulët me mua dhe deputetët e tjerë”, ka thënë ajo pas mbledhjes.
Musliu-Shoshi ka thënë se pushteti ka dashur të ngre drama kur ka vendosur ta mbyllë mbledhjen për mediat, pasi siç thotë ajo, nuk i është dhënë asgjë konfidenciale.

“Jemi gjithmonë transparent sepse e vlerësoj që dialogu ka njëfarë mase të konfidencialtetit, por disa gjëra kryesore duhet të dihen nga ju si media. Megjithatë, nuk pat as edhe një informatë të vetme e cila konsiderohet konfidenciale. Krejt ajo çka provon pushteti të bëjë është të ngre drama kinse po diskutohet diçka konfidenciale. Nuk pat asgjë më shumë se ajo çfarë keni parë dhe dëgjuar nga Bislimi. Ajo çfarë kërkova ishte të na tregojë nëse SHBA-ja dhe BE-ja nuk janë partnerë me të cilët bashkëpunojmë, nëse Borrelli e Lajçaku nuk janë kredibil në përfaqësim”, ka thënë deputetja e PDK-së

Musliu-Shoshi ka thënë se pretendimet e saj mund të vërtetohen me procesverbalin e mbledhjes së Komisionit.

Bislimi raporton në komision pa praninë e mediave

Në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka filluar raportimi i zëvendëskryeministrit të parë, Besnik Bislimi, lidhur me dialogun me Serbinë.

Ky raportim është mbyllur për media. Deputetët e opozitës e kanë kritikuar vendimin që ky raportim të bëhet pa prezencë të mediave, por kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Arbreshë Hyseni Kryeziu, tha që vendimi është marrë më parë.

Ndryshe dje zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, përmes platformës ‘X’ ka kritikuar përfaqësuesin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, për qasje jo të drejtë në procesin e normalizimit ndërmjet dy vendeve.

You Might Also Like

Mot sot me diell sot

Moti në Shqipëri i kthjellët temperatura deri 25° Celsius

Sot Zi Kombëtare dhe homazhe në nderim të Fatos Nanos

36 vjet nga rënia heroike e dy heronjve Fahri Fazliu dhe Afrim Zhitia

Rama: Të rinjtë tanë që na bëjnë krenarë në Lojërat Olimpike të Robotikës

Kosova Times February 15, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Hovenier: Qëndrimi i ShBA-së nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë

Kosova Times Kosova Times September 17, 2024
Papunësia, brenga e përbashkët e shqiptarëve dhe e serbëve të Kosovës
Ish-komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së Ukrainës Zaluzhny tha se ai beson se Lufta e Tretë Botërore ka filluar
Shtëpia e Bardhë: Ukraina s’ka kërkuar kurrë trupa perëndimore
Vetëm njerëzit me fat kanë këto rreshta në pëllëmbën e tyre: Do të habiteni se çfarë shkruhet në to
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?