By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile
January 8, 2026
Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve
January 8, 2026
Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas
January 8, 2026
PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor
January 8, 2026
Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet
January 8, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Haradinaj e Limaj: Prekazi, themeli i demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Haradinaj e Limaj: Prekazi, themeli i demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës
Lajme

Haradinaj e Limaj: Prekazi, themeli i demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 2:52 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj bashkë me deputetë e anëtarë te partisë është pritur nga Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar Adem Jashari, në Kullën e Familjes Jashari në Prekaz.

Bashkë me Haradinajn i pranishëm ishte edhe kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, i cili tashmë është në një koalicion bashkë me AAK-në.

Haradinaj e Limaj, bashkë me delegacionin ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”. Kjo vizitë po bëhet në prag të 17 shkurtit, Ditës së Pavarësisë së Kosovës.

Pas homazheve në kompleksin memorial “Adem Jashari”, së bashku me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, kreu i AAK-së, tha se në këtë vend ka ndodhur kthesa më e shqiptarëve.

“Jemi aty ka ndodhi kthese jonë, kthesa historike e lirisë sonë, kthesa e shqiptarëve në Prekazin legjendar me komandantin legjendar Adem Jashari, familja Jashari edhe krenaria jonë. Jam i nderuar që nderojmë te varret e heronjve, po ashtu edhe që ia uruam Pavarësinë të parit bacit Rifat”, ka theksuar Haradinaj.

Haradinaj është shprehur se sakrifica e familjes Jashari, shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për liri.

“Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë të veçantë, vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi parreshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se në Prekaz janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës.

“Urime të gjithë qytetarëve të Kosovës, këto janë themelet e demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Ky përvjetor është rast i mirë për të gjithë ne për të uruar dhe kujtuar sakrificën”. Është mirë sot për t’i parë fëmijët e Kosovës si shtetas”,ka deklaruar Limaj.

You Might Also Like

The Economist: Zgjedhjet në Kosovë tregojnë se demokracia është stabile

Peci: Bashkë e kaluam sfidën e përmbytjeve

Lladrovci falënderon donatorët për ndihmën gjatë vërshimeve në Drenas

PDK ankohet në PZAP për votat me postë: U pranuan jashtë afatit ligjor

Durmishi: 491 km lumenj dhe 398 zona në Kosovë të rrezikuara nga përmbytjet

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

OKB: Shumë palestinezë largohen nga spitali më i madh në Gazë

Kosova Times Kosova Times November 13, 2023
Konjufca: Përkundër përpjekjeve tona, dhuna me bazë gjinore mbetet sfidë
ShBA-ja vë veto ndaj rezolutës së OKB-së për Izraelin dhe Gazën
Kur gjendja e abnormalitetit shumëvjeçar, bëhët gjendje normale
Votoni sepse ndryshe e ardhmja jonë do të jetë e sigurt
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?