By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Trump e quajti të papërshtatshme deklaratën e Putinit në lidhje me testin Burevestnik
October 27, 2025
LDK-ja nderon Ukë Bytyçin në 23-vjetorin e vrasjes së tij
October 27, 2025
Teknologji e keqe: Ndjekja e Rusisë për një raketë bërthamore të Ditës së Gjykimit
October 27, 2025
”The London Economic”: Rama godet ashpër Brexit-in dhe ”teatralitetin” e Farage
October 27, 2025
Dhuna në familje mbetet sfidë, trajtohen 53 raste brenda një jave
October 27, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Hapet Thirrja Publike për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Ekonomi > Financa > Hapet Thirrja Publike për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit
Financa

Hapet Thirrja Publike për instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit

Kosova Times
Last updated: 2024/02/16 at 10:00 PM
Kosova Times Published February 16, 2024
Share
SHARE

Ministria e Ekonomisë sot ka hapur Thirrjen Publike për të subvencionuar ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme në instalimin e sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar me mbështetje financiare të Bashkimit Evropian.

Për t’u kualifikuar për subvencionim, ndërmarrja duhet të jetë mikro, e vogël apo e mesme sipas Ligjit Nr. 04/L-220 për Investimet e Huaja:

Ndërmarrje mikro të ketë të punësuar deri nëntë (9) punëtorë;

Ndërmarrje e vogël të ketë të punësuar prej dhjetë (10) deri dyzet e nëntë (49) punëtorë;

Ndërmarrje e mesme të ketë të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri dyqind e dyzet e nëntë (249) punëtorë.

Secili aplikues gëzon të drejtën e përfitimit të subvencionit për vetëm një (1) sistem diellor për ngrohjen e ujit sanitar për një (1) biznes dhe sistemi duhet të blihet i ri. Data e blerjes duhet të jetë nga data e shpalljes së thirrjes, e cila fillon më datë 16.02.2024.

Instalimi i sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar subvencionohet 40% e vlerës investive të komplet sistemit diellor për ngrohjen e ujit sanitar, deri në 300€/m² dhe jo më shumë se 4,000 euro.

Për bizneset në pronësi apo bashkëpronësi të grave nga 51% e tutje, subvencionohet 200 € më shumë në total, për biznes.

Aplikimi për subvencionim është i ndarë në dy (2) faza dhe në të dy (2) fazat aplikimi bëhet online përmes platformës e-Kosova.

Duhet të poseduar llogari individuale apo të biznesit, përmes së cilës platforma e-Kosova do të identifikojë bizneset në të cilat jeni pronar apo përfaqësues i autorizuar. Aplikimi mund të bëhet nga aksionari/ët, apo personi i autorizuar nga kompania.

Kriteri bazë për aplikim është kriteri i konsumit të energjisë elektrike, i cili gjendet në linkun në vijim ku edhe duhet të bëhet aplikimi për subvencionim: https://ekosova.rks-gov.net/Security?ReturnUrl=%2F493

Informatat e plota të thirrjes mund t’i gjeni në linkun: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/

Afati i fundit për aplikim për fazën e parë është deri më datën 30 prill të vitit 2024, ose deri në shpenzimin e buxhetit të alokuar për këtë thirrje.

Aplikimet e pranuara në fazën e parë do të shqyrtohen bazuar në parimin “KUSH APLIKON I PARI, SHËRBEHET I PARI”.

Afati i fundit për fazën e dytë është deri më datën 31 korrik të vitit 2024

Ministria e Ekonomisë njofton se për më shumë informacione dhe sqarime shtesë rreth aplikimit mund të drejtoheni me shkrim në email adresën: info.subvencionet@rks-gov.net

Apo të kontaktoni në numrat e telefonit: 038 200 215 89 / 038 200 215 55, nga e hëna deri të premten, duke filluar nga ora: 08:30-12:00 dhe nga ora 13:00-16:00.

You Might Also Like

Lufta kundër falsifikimit të parasë temë e takimit Ismaili-Vitagliano

Guvernatori Ismaili në panelin e FMN-së foli për qëndrueshmërinë financiare

Dollari dobësohet, euro forcohet

Regjistrimi i bizneseve mund të bëhet edhe përmes platformës e-Kosova

Rizvanolli: Që nga sot, KEK furnizon të gjitha ndërmarrjet në treg të lirë

Kosova Times February 16, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Ballina 1Lajme

Serbët me disa alternativa në zgjedhjet e 9 shkurtit

Kosova Times Kosova Times November 21, 2024
Njëvjetori i luftës në Ukrainë
Harry dhe Meghan ndiqen me makinë, incidenti “gati katastrofal”
MKRS-ja mbështetë Komunën e Gjilanit në realizimin e projekteve
Banorët e Cërmjanit kërkojnë rrethrrotullim në magjistralen Gjakovë-Dollc
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?