By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Estonia fillon vendosjen e barrierave në urën kufitare me Rusinë
August 3, 2025
Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv
August 3, 2025
Sidnei në kembe në mbështetje të Gazës:”Ne do të mbijetojmë, ata jo”
August 3, 2025
Vuçiç nxitoi të diskutonte situatën në BHme Macronin,mori një përgjigje për sundimi të ligjit
August 3, 2025
Gjashtë persona të tjerë vdesin nga uria në Gaza, gjithsej 175
August 3, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Bashkimi Evropian dhe Qeveria e avancojnë Kosovën në rrugën e integrimit në BE përmes arsimit
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Politikë > Lajme > Bashkimi Evropian dhe Qeveria e avancojnë Kosovën në rrugën e integrimit në BE përmes arsimit
Lajme

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e avancojnë Kosovën në rrugën e integrimit në BE përmes arsimit

Kosova Times
Last updated: 2022/10/24 at 2:14 PM
Kosova Times Published October 24, 2022
Share
SHARE

Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës lansuan sot raundin e 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili synon të përmirësojë punën e administratës publike dhe shërbimet që ajo ofron për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë duke ofruar arsim të lartë për nëpunësit e tanishëm dhe të ardhshëm civil.

Programi i njohur si Young Cell Scheme po ndihmon në harmonizimin e funksionimit të administratës publike të Kosovës me standardet e BE-së, duke ndihmuar kështu Kosovën të përparojë në rrugën e saj të integrimit në BE.

“BE-ja fillimisht filloi të mbështesë arsimin e nivelit master të shërbyesve civil në Kosovë në vitin 2004. Që atëherë, 364 nëpunës civil u arsimuan në fushat që i konsideronte më të nevojshme Qeveria dhe u kontribuua shumë në punën e administratës publike në Kosovë dhe në cilësinë e shërbimeve që ofron”, tha ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog.

“Me fillimin e raundit të 13-të të Programit të Bursave për Master të BE-së, i cili do të përfshijë së paku 40 studentë të rinj dhe nëpunës civil, ne po vazhdojmë ta mbështesim Kosovën në përmirësimin e administratës së saj publike dhe në aspektin për ta bërë atë jopolitike dhe më profesionale, transparente dhe të përgjegjshme“.

“Ne inkurajojmë fuqishëm pjesëmarrjen e grave dhe komuniteteve joshumicë në program”.

Investimi i BE-së në 12 të parat dhe tre raundet e reja të Programit të Bursave Master do të arrijë në 15.3 milionë euro. Qeveria e Kosovës ka filluar bashkëfinancimin e programit që nga raundi i 11-të dhe me zotimin për tre raundet e ardhshme do të ketë investime 2.5 milionë euro në arsimimin e nëpunësve civil në universitetet e BE-së. Deri në vitin 2026, të paktën 470 persona nga Kosova duhet të përfitojnë nga programi.

“Qeveria e Kosovës mbetet e përkushtuar për avancimin e mëtejmë të procesit të reformave të administratës publike, duke e shfrytëzuar projektin si një nga mundësitë më të mira që siguron dhe promovon transparencën dhe meritokracinë në shërbimin civil. Këtë projekt e konsiderojmë unik, sepse mundëson arritjen e njëkohshme të disa qëllimeve”, tha zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Besnik Bislimi.

“Është investimi më i qëndrueshëm në kuadër të bashkëpunimit për zhvillim, sepse ndryshe nga shumë projekte të tjera që kanë në fokus asistencën nga ekspertiza e jashtme, mundëson fuqizimin e agjentëve lokalë të ndryshimit brenda vendit dhe për më tepër brenda sistemit qeverisës.”

Programi i Bursave për Master i BE-së i obligon përfituesit e tij që të punojnë në një nga institucionet e Kosovës për të paktën tre vjet pas diplomimit. Tri raundet e ardhshme të programit do të zbatohen nga Universiteti Aristoteles i Selanikut nga Greqia, dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, nga Franca, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë e Kosovës. /Kosovatimes/

You Might Also Like

Kurti: Lojërat Tradicionale në Rugovë, rit i gjallë i identitetit kolektiv

Nataliteti në rënie në Kosovë, ekspertët kërkojnë veprim institucional

OVL UÇK: Interesimi i madh për protestë, dëshmi e përkushtimit për drejtësi

KQZ: Deri tash 1 mijë e 729 aplikime nga jashtë për zgjedhjet lokale

Fluks i bashkatdhetarëve, ankesa për vonesa në Mal të Zi

Kosova Times October 24, 2022
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Rajon / Botë

Shifra rekorde të njerëzve “që do të kenë nevojë për ndihmë vitin e ardhshëm”

Kosova Times Kosova Times December 1, 2022
Gjykata spanjolle mban në fuqi fletarrestimet për separatistët katalonas
Ky hotel është votuar si destinacioni më magjik në botë
Më shumë se 500 miliardë euro do të nevojiten për të rivendosur Ukrainën pas luftës
Diplomati rus frumezon Dodikun: “Stuhia” u krye nga agjencitë e inteligjencës perëndimore duke përdorur ushtrinë kroate!”
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?