By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Pse korridori i cili i është dhënë SHBA-së llogaritet nyja me e rendesishme gjeostrategjike
August 9, 2025
Media shqiptare midis krizës dhe shpresës, roli i UGSH-së dhe shoqatave të tjera!
August 8, 2025
CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë
August 8, 2025
Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.
August 8, 2025
Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar
August 8, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës
Rajon / Botë

Huthët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj një cisterne të naftës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 2:22 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Lëvizja rebele jemenase Huthi ka marrë përgjegjësinë për një sulm të premten ndaj një cisterne nafte në Detin e Kuq.

Huthët kanë nisur sulmet e tyre ndaj anijeve në Detin e Kuq nëntorin e vitit të kaluar. Këtyre sulmeve u janë përgjigjur me kundërsulme ndaj rebelëve Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

Sulmet e rebelëve jemenas kanë penguar tregtinë botërore, që kalon përmes Detit të Kuq, një prej rrugëve kyçe të tregtisë në botë.

Forcat detare të Huthëve “kryen një operacion që shënjestroi cisternën britanike të naftës, Pollux, në Detin e Kuq”, tha zëdhënësi i rebelëve, Yahya Saree.

Ai nuk tregoi se si rebelët kishin përcaktuar se kjo anije kishte lidhje me Britaninë, pasi në një databazë për anijet në Greqi, thuhet se anija e sulmuar operohej nga një kompani e Athinës.

Departamenti amerikan i Shtetit tha të premten se një raketë e lëshuar nga Jemeni “goditi anijen Pollux, që po barte naftë të papërpunuar”.

Sulmi ndodhi në të njëjtën ditë kur hyri në fuqi vendimi i Uashingtonit për shpalljen e Huthëve si “terroristë”.

Megjithatë, kompania e sigurimeve, Ambrey tha se cisterna pësoi “dëme të vogla”.

Sulmet fundit vijnë pasi ushtria amerikane gjatë 16 shkurtit sulmoi tri raketa lundruese të Huthëve, që sipas Uashingtonit, po përgatiteshin që të sulmonin anijet në Detin e Kuq.

Rebelët e Huthit kanë thënë se sulmojnë anije që kanë lidhje me Izraelin apo që nisen drejt Izraelit në solidaritet me palestinezët në Rripin e Gazës.

Izraeli dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga ShBA-ja dhe Bashkimi Evropian – po luftojnë që nga 7 tetori, pasi grupi radikal palestinez sulmoi Izraelin, duke nxitur ofensivën izraelite që ka lënë të vrarë mbi 28.000 persona në Gazë.

You Might Also Like

CBS News: Putin i jep të dërguarit të posaçëm të Trump një çmim për zëvendësdrejtorin e CIA-s, djali i të cilit vdiq në luftën në Ukrainë

Armenia dhe Azerbajxhani nënshkruan një deklaratë për bashkëpunim dhe ndërprerje të armiqësive me ndërmjetësimin e Shteteve të Bashkuara.

Vuçiç po përpiqet t’i “shesë” bashkësisë ndërkombëtare se është ende një faktor i famshëm paqeje, dhe ja ku po bën lëvizje radikale sepse është i frikësuar

Inteligjenca e Ukrainës shkatërron Brigadën e 90-të të Mbrojtjes Ajrore të Rusisë në Krasnodar, dhjetëra të vdekur dhe të plagosur

Varroset gazetarja ukrainase që vuajti ‘tortura’ në robërinë ruse

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Sport

Anglia gati për ndeshjen debutuese në Euro 2024

Kosova Times Kosova Times June 16, 2024
Drita transferon Manajn
Grabitje e armatosur në një pompë derivatesh në Shtime
Gjermania do të dërgojë në Ukrainë sisteme të mbrojtjes ajrore
Madonna thyen të gjitha rekordet: Biletat për koncertin e mbretëreshës së popit mund të përballohen vetëm nga më të pasurit
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?