By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Borë në Shqipëri, Rama: Ekipet në terren për të garantuar lëvizjen
January 2, 2026
Fluks në pikat kufitare Merdarë dhe Dheu i Bardhë
January 2, 2026
Ngrihen tarifat e ujit, nga janari faturat më të shtrenjta
January 2, 2026
Vetëvendosje dominon votat e diasporës, KQZ publikon rezultatet e para
January 2, 2026
Vetёdorёzohet i dyshuari për plagosjen e ndodhur në Pejë
January 2, 2026
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: 135 vjetori i lindjes së Justin Rrotës
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Kulturë > Lajme > 135 vjetori i lindjes së Justin Rrotës
Lajme

135 vjetori i lindjes së Justin Rrotës

Kosova Times
Last updated: 2024/02/17 at 3:11 PM
Kosova Times Published February 17, 2024
Share
SHARE

Shkruan: Prof. dr. Rexhep OSMANI

Justin Rrota

(!889-1964)

   Me rastin e 135 Vjetorit të lindjes së Justin Rrotës 

At Justin Rrota lindi në Shkodër, më 17 shkurt 1889. Justin Rrota ishte pjesë e elitës françeskane, njohës i rrallë  i gjuhës shqipe, studiues dhe hulumtues i përkushtuar i autorëve të vjetër, i fonetikës, i strukturës gramatikore të shqipes (morfologji e sintaksë),Shkroi për alfabetin e gjuhës shqipe, për standardizimin e gjuhës. Rrota është  autor i shumë veprave gjuhësore, letrare e fetare.

  Justina Rrota për standardizimin e gjuhës shqipe

Ndihmesa e Justin Rrotës për standardizimin e gjuhës shqipe është vërtet e vlefshme. Ajo ka një rëndësi të dyfishtë, e para se është kontribut i suksesshëm për përhapjen e normës së gjuhës letrare shqipe dhe e dyta se thente katërçipërisht një bindje të formuar gabimisht, sipas së cilës gjatë kohës së monizmit ishte trumbetuar me të madhe se as Shkodra dhe as kleri katolik shqiptar nuk paskëshin asnjë meritë për Rilindjen Kombëtare Shqiptare si dhe për lëvrimin e  gjuhës letrare shqipe gjatë Rilindjes dhe periudhës së Pavarësisë. Pas Luftës II Botëroret, pikërisht në mbështetje të kësaj propagande jo të drejtë, u bë qërimi brutal i hesapeve me klerin katolik shqiptar. Shumica dërmuese e klerikëve shkodranë, edhe pse ishin kuadro me kualifikime më të larta dhe specialistë të fushave të ndryshme të albanologjisë, u likuiduan frontalisht: ose u vranë, ose u burgosën për shumë vite dhe vdiqën nëpër burgje të monizmit. Rrota si duket shpëtoi, sepse ishte i sëmurë nga paraliza dhe për shumë vite kishte qenë jashtë rendit  franceskan.

Veprimtaria dhe kontributi konkret i Justin Rrotës tregojnë se në studime të ndryshme nuk duhet të flitet në mënyrë të përgjithësuar, por duhet të flitet konkretisht me argumente për secilin veprimtar. Nëse veprohet kështu, del se jo vetëm  Justin Rrota, por edhe Gjergj Fishta, Ndre Mjeda, Shtjefën Gjeçovi nga Janjeva, Donat Kurti, Vinçenc Prenushi e shumë klerikë të tjerë nga Shkodra  dhanë kontribut  të madh për zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe lëvrimin e saj të suksesshëm. Ajo ka rëndësi të dyfishtë, e para se ndihmonte lëvrimin e mëtejmë të gjuhës letrare shqipe dhe e dyta se përhapte në mënyrë shumë të sigurt normat e saj.

Justin Rrota kishte qëndrim të drejtë për normën e gjuhës letrare shqipe. Ai zhvillimin historik të gjuhës shqipe e shihte si një zhvillim të pakontrolluar, që kishte pasur ajo gjatë shekujve. Gjuhën shqipe Rrota e krahasonte me një thes mielli të përzier nga gjithfarë miellrash, që nuk ishte gatuar asnjëherë si duhej. Ishte detyrë që na përkiste ne, konstatonte ai, që ta ngjeshim këtë brumë mirë e mirë, ashtu siç e donte puna. Gjuha letrare shqipe, theksonte Rrota nuk duhet të lihet në duart e dy-tre misave, por për të duhet të angazhohen të gjithë ata që mund të kontribuojnë me sukses për normëzimin e saj. Dhe kjo punë, shtonte Rrota, nuk mund të bëhet për dy-tri ditë, por kërkon shumë më tepër kohë, sepse është me rëndësi  të madhe për kombin.

Normëzimi i gjuhës letrare shqipe, sipas mendimit të tij,   nuk  duhej të bëhej në mbështetje të një dialekti të vetëm, por duhej të zgjidheshin njësitë gjuhësore më të mirat nga të gjitha të folmet e shqipes, pa marrë parasysh se cilit dialekt i përkasin. Kjo tregon se ai favorizonte teorinë e elementeve të përbashkëta për standardizimin e gjuhës shqipe, e cila shkencërisht ishte  e drejtë dhe e mbështetur. Justin Rrota kishte bindje të plotë se norma letrare për t’u përhapur, ashtu siç e meritonte, duhej të mësohej seriozisht. Ai thoshte se shqiptarët janë dembelë të mëdhenj, kur kërkohet prej tyre që ta mësojnë normën e gjuhës së tyre, sepse mendojnë se dinë çdo gjë për të.

Prishtinë, më 17 shkurt 2024

You Might Also Like

Berisha: Instituti Albanologjik përmbylli me sukses vitin 2025

Vdiq aktorja e famshme botërore, Brigitte Bardot

Përparim Rama i ndan `Hyjneshën në Fron` Dafina Zeqirit

Zeqiri: Viti 2025 shumë i suksesshëm për kinematografinë kosovare

Sot mbahet mbledhja komemorative për Shemin e ‘Ilirëve’

Kosova Times February 17, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Osmani përkujton masakrën e Studimes: Drejtësia është qëllimi ynë

Kosova Times Kosova Times May 2, 2025
Leao, objektiv i Barcelonës
35 mijë përdorues të narkotikëve në Kosovë, fëmijët dhe të rinjtë në rrezik
Vuciq jep, doreheqje, pasojne zgjedhjet e reja. Plani i udheheqesit serb
PDK kërkon besimin e qytetarëve për Shukri Bujën në Lipjan
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?