By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
Kosova TimesKosova Times
Notification Show More
Latest News
Njihuni me Delegacionin e Kremlinit që drejton samitin Trump-Putin të premten
August 16, 2025
Trump e shfrytëzoi takimin me Putinin për të mbledhur fonde: “Jepni 10 dollarë Trumpit”
August 15, 2025
Pyetja më e sikletshme e mundshme për Putinin menjëherë pas zbarkimit në SHBA, ai bëri sikur nuk kuptonte asgjë
August 15, 2025
Fillon takimi Trump-Putin në Alaskë
August 15, 2025
Trump nuk do të takohet koke me koke me Putinin
August 15, 2025
Aa
  • Ballina
  • Politikë
    • Lajme
    • Tema
    • Gjeopolitikë
    • Opinion
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
    • Lajme
    • Tema
    • Financa
    • Turizëm
    • Bujqësi
  • Kulturë
    • Lajme
    • ShowBiz
    • Moda
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi-tech
    • Teknologji
    • Shkencë
Reading: Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe
Share
Aa
Kosova TimesKosova Times
Search
  • Home
    • Home News
    • Home 2
    • Home 3
    • Home 4
    • Home 5
  • Categories
  • Bookmarks
    • Customize Interests
    • My Bookmarks
  • More Foxiz
    • Blog Index
    • Sitemap
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova Times > Blog > Rajon / Botë > Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe
Rajon / Botë

Ukraina bisedon me Kinën për mundësitë për paqe

Kosova Times
Last updated: 2024/02/18 at 11:40 AM
Kosova Times Published February 18, 2024
Share
SHARE

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka diskutuar me homologun e tij kinez për mundësitë e paqes në luftën gati dyvjeçare mes Kievit dhe Rusisë.

Ky diskutim është pjesë e një përpjekjeje të Ukrainës për të forcuar raportet me Pekinin.

“U takova me homologun kinez, Wang Yi, për të diskutuar për raportet dypalëshe, tregtinë dhe nevojën për të rivendosur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Ukrainë”, shkroi Kuleba në X, që më herët njihej si Twitter. Biseda u zhvillua gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih.

Kuleba tha se diskutoi për planet e Ukrainës që të mbajë një samit botëror për paqe, samit për të cilin Zvicra është pajtuar që ta ndihmojë të organizohet. Ai tha se me homologun kinez “u patuam për nevojën e mbajtjes së kontakteve Ukrainë-Kinë në të gjitha nivelet dhe vazhdimin e dialogut tonë”.

Ministria e Jashtme kineze nuk ka publikuar detaje të bisedës Wang-Kuleba. Por, gjatë një adresimi në Munih, Wang tha se Kina ka këmbëngulur në promovimin e bisedimeve të paqes dhe që luan rol pozitiv në rivendosjen e paqes, sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria kineze të dielën.

Ukraina ka kërkuar që të forcojë raportet me Pekinin dhe të marrë mbështetjen e Kinës për planin 10-pikësh të Ukrainës për paqe që përqendrohet në tërheqjen e trupave ruse nga territoret e pushtuara, rivendosjen e kufijve të vitit 1991 pas rënies së Bashkimit Sovjetik, dhe të krijohet një kornizë që do të mbante përgjegjëse Moskën për veprimet e saj.

Kina, që ka thënë se ka “partneritet strategjik” me Rusinë, vitin e kaluar kishte paraqitur një plan të vetin për paqen që bënte thirrje për armëpushim, negociata dhe dhënien fund të sanksioneve kundër Rusisë për shkak të nisjes së pushtimit të Ukrainës. Por, plani i Pekinit ka marrë pak përkrahje.

You Might Also Like

Njihuni me Delegacionin e Kremlinit që drejton samitin Trump-Putin të premten

Trump e shfrytëzoi takimin me Putinin për të mbledhur fonde: “Jepni 10 dollarë Trumpit”

Pyetja më e sikletshme e mundshme për Putinin menjëherë pas zbarkimit në SHBA, ai bëri sikur nuk kuptonte asgjë

Donald Trump dhe Vladimir Putin mbajnë samitin në Alaska (LIVE)

Media e Putinit ankohen nga mikpritja e akullt në Alaskë

Kosova Times February 18, 2024
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Follow US

Find US on Social Medias
Facebook Like
Twitter Follow
Youtube Subscribe
Telegram Follow

Weekly Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]
Popular News
Lajme

Jashari ndan medaljen ‘Shërbim Vetëmohues’ për oficeren Alexandra Erickson

Kosova Times Kosova Times April 4, 2024
Fjalimi i Yulia Navalnaya në përvjetorin e parë të vdekjes së burrit të saj.
Kandemir rikthehet te Sigal Prishtina
Rriten çmimet e energjisë elektrike në vendet e BE-së
Rama për `Festivalin e Gastronomisë në Berlin`: Krenar me produktet tona
- Advertisement -
Ad imageAd image
Global Coronavirus Cases

Confirmed

0

Death

0

More Information:Covid-19 Statistics

Kategoritë

  • Politikë
  • Rajon / Botë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Shëndetësi
  • Sport
  • Hi - tech

About US

Kosova Times We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet.

Subscribe US

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

[mc4wp_form]

© Kosova Times. All Rights Reserved.

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?